Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë! Ekspertja: Nëse nuk bëjmë teste jemi vetë fajtore

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini theksoi në Përballje, Report Tv se lidhur me ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, i gjithë viti duhet të jetë  një tetor për gratë dhe vajzat.

'Tetori si çdo vit muaj sensibilizim për gratë të kujdesen ndaj vetes. Janë faktorë që e ndihmojnë shfaqjen e kancerit të gjirit. Por metoda dhe parandalimi në faza të hershme janë disa rrugë që vetë zonjat, motrat, gratë, nënat e kanë në dorë ta kryejnë gjatë jetës. E rëndësishme që mënyrat për të depistuar fillojnë nga një kontroll i thjeshtë i gjirit tek një kontroll më i specializuar tek një eko e gjirit. I gjithë viti duhet të jetë tetor rozë, të kujdesit ndaj nesh. Duhet të ekzistojë gjatë gjithë vitit. Kujdesi është shumë i rëndësishëm.'

Më tej ajo shtoi për Rovena Nezirin se numri i grave me që diagnostikohen me kancerin e gjirit është më i lart në muajin tetor sesa në muajt e tjerë.

'Ndonjëherë vlerat janë një numër tre shifror, të gjitha gratë dhe nënat që kanë një histori gjenetik, por edhe konsumimi i alkoolit, duhanit që e ndihmojnë e reflektohen në rritjen e numrave të kapura. Kemi tashmë një histori që tetori rozë sjell një numër të madh. Kjo ndodh edhe për shkak të depistimit. Ndoshta pasi është muaji i ndërgjegjësimit.'

Ekspertja e çështjeve sociale, Entela Hidri thekson edhe stresin dhe momentin jo të mirë psikologjik që kalojnë ato gra dhe vajza që diagnostikohen me kancerin e gjirit.

'Ne nuk duhet të sensibilizohemi me një muaj në vit. Dy tezet e mia kanë humbur jetën për shkak të kancerit të gjirit. Evidentimi i disa testeve që janë të aksesueshme shfaqin nëse në një 10 vjeçar ti ke predispozitë për qeliza të tilla kancerogjene. Nëse nuk e bëjmë jemi fajtor vetë. Sot janë ndërgjegjësuar, kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e jetës. Luftën e bëjmë për një jetë të mirë. Personat që vuajnë kalojnë ndërhyrje, trauma fizike, dhe nga ana tjetër trauma psikologjike dhe ekonomike. Duhet gjendje e mirë financiare. Kemi parë dhe skandalet e fundit tek Onkologjiku. Njerëzit që vuajnë duhet të kuptojnë se ka njerëz aty pranë për të. Edhe gjatë covidit shumë njerëz vuajtën vetminë. Rritja e stresit në trup bën që trupi të mos reagojë.'

Sakaq, Hidri tregoi dhe histori personale nga familja e saj, të dy tezeve të saj të prekura nga kanceri.

'Kam qenë prezentë kur motra e time meje humbi jetën për shkak të kancerit të mitrës. I bëj thirrje femrave të bëjnë kontrolle. Ne nuk jemi vetëm ne. Nënat tona kanë rritur fëmijë që nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm. Dhe unë lutem që ne të jemi pak më të kujdesshëm.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë