Dëbimi i ambasadorit iranian, Netanyahu: Izraeli përkrah Shqipërisë, Rama mesazh të qartë radikalëve

Dëbimi i ambasadorit iranian, Netanyahu: Izraeli përkrah Shqipërisë, Rama mesazh të qartë radikalëve

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mirëpritur vendimin e dëbimit të dy diplomatëve iranian nga Shqipëria, mes të cilëve edhe ambasadorin e këtij shteti, Gholamhossein Mohammadnia, pas dyshimeve se ishin përfshirë në sulm kundër izraelitëve gjatë ndeshjes së futbollit (Lexo këtu). Në një postim në Twitter, zyra e shtypit e kryeministrit izraelit pohon se kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i dha një mesazh të qartë regjimit islamik radikal iranian, që komplotoi sulme terroriste në Shqipëri. 

Lajm i rëndësishëm nga Shqipëria sot. Kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin Iranian në Tiranë. Me këtë veprim Rama u ka dërguar një mesazh të qartë regjimit islamik radikal Iranian – që komplotimi i sulmeve terroriste ka kosto. Izraeli qëndron përkrah Shqipërisë dhe çdo shteti që e sheh regjimin Iranian ashtu siç është: Rreziku më i madh për paqe dhe siguri në botë.

Kryeministri i Izraelit,  Benjamin Netanyahu

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga SHBA. Vetë presidenti Trump u shpreh se vendosmëria e treguar nga Rama është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda (Lexo këtu). 

I pari që reagoi pas vendimit të Shqipërisë ishte John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa deklaratë e fortë ishte ajo e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i cili duke përgëzuar vendimin e kryeministrit Edi Rama (Lexo këtu). Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria merr një vendim kaq të rëndësishëm për nga interesi i politikës së jashtme. Disa muaj më parë Tirana zyrtare dëboi dy diplomatë rusë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë