TIRANE - Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Gjithashtu mësohet se është dëbuar dhe shpallur "non grata" edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. I pari që reagoi ishte John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump. Në një postim në Twitter, Bolton thekson se SHBA mbështet këtë vendim, ndërsa shton se Uashingtoni qëndron përkrah kryeministrit Edi Rama dhe popullit shqiptar të cilët morën një vendim të rëndësishëm kundër veprimeve të papërgjegjshme të Iranit në Europë dhe më gjerë në botë.
Ndërsa deklaratë e fortë ishte ajo e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i cili duke përgëzuar vendimin e kryeministrit Edi Rama, deklaron se diplomatët iranianë tentuan sulme terroriste në Shqipëri. Sipas tij, në të gjithë Europën janë parandaluar tre sulme terroriste pas të cilave fshihet regjimi i Iranit.
Gholamhossein Mohammadnia akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr një vendim kaq të rëndësishëm për nga interesi i politikës së jashtme. Disa muaj më parë Tirana zyrtare dëboi dy diplomatë rusë, duke u solidarizuar me Britaninë e Madhe pas çështjes "Skripal". Diplomatët e dëbuar ishin Vladislav Filipov atasheu ushatarak dhe Alexey Balashov, sekretar i parë i Ambasadës ruse në Tiranë.
Largimi i ambasadorit iranian është bërë i ditur nga John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump. Në një postim në Twitter, Bolton thekson se SHBA mbështet këtë vendim, ndërsa thekson se Uashingtoni qëndron përkrah kryeministrin Edi Rama dhe popullit shqiptarë të cilët morën një vendim kundër veprimeve të papërgjegjshme të Iranit në Europë dhe më gjerë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata ngrihen ndaj sjelljes moskokëçarëse të Iranit në Europë dhe përreth globit.
John Bolton, këshilltar i Trump për Sigurinë
Reagimi i këshilltarit të Trump për sigurinë John Bolton
Largimin e ambasadorit iranian dhe një diplomati nga vendi ynë (Lexo këtu) e ka paralajmëruar tre ditë më parë ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mësuar se Majko ka qenë i ftuar në konferencën vjetore të MEK në Manzë nga ku ka deklaruar se në vendin tonë ka diplomatë që veprojnë si terroristë ndaj të cilëve duhen ndërmarrë veprime.
"Një pyetje e ndershme është se, pse ndodhet ambasada e regjimit iranian në Tiranë ndërsa edhe ju jeni në këtë vend? Përgjigjja është se jeni të ndryshëm sepse përfaqësoni popullin iranian dhe të ardhmen e Iranit", ka thënë Majko në konferencën e MEK.
"E ardhmja e Iranit dhe Lindjes së Mesme do të jetë nën udhëheqjen e Maryam Rajavi-t", vuri në dukje ai. "Ka diplomatë që veprojnë si terroristë. Veprimet duhen ndërmarrë për këtë gjë. Kjo melodi e dëgjuar në Tiranë është kënga e lirisë, e cila gjithashtu duhet të luhet edhe në Iran. Dhe këtu, ju keni realizuar një mrekulli duke ndërtuar këtë qytet në më pak se një vit", ka deklaruar ish-kryeministri Pandeli Majko nga konferenca vjetore e MEK në Manzë.
Pas dëbimit nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, mes të cilëve edhe vetë ambasadorin, ka reaguar sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Në një postim në Twitter, Pompeo shkruan se diplomatët iranianë komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.
Postimi i Pompeo
Unë përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Albania. Shtetet europiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen destruktive.
Te debohet edhe ambasadori rus sepse edhe ai eshte i perfshire ne trazirat e fundit qe kane ndodhur ne Shqiperi
Përgjigjundodnje prove?
Nuk e kuptoj se çfare duhet ambasada e nje shteti si Irani ne Tirane??!! Çfare perfitimi ka pasur vendi yne nga miqesia me kete shtet??! Pse duhet te behemi katapulte e organizatave terroriste cilat do qofshin ato??!!
Përgjigjuturp per qeverine shqiptare qe ngaterrohet ne nje lufte ku nuk ka pjese edhe per me teper behet pjese e genjeshtrave pa vlere te amerikaneve cfare na ka bere ne si shqiptare irani? asgje jemi ne qe strehojme njerez qe kane derdhur gjak ne iran (muxhahidine e MEK)
PërgjigjuBravo i kapet diversantet, moret hak Irani e mposhti USA n ne Lindjen e Mesme Siri, Irak, Jemen dhe tani hakmerret ndaj nje diplomati karriere. SHqipperia Kujdes ka 3000 teroriste ne MAnez...
PërgjigjuFilloi avazi 48-53. Varja, vend me lider medioker, nje pordhe nga nje gomar ne Washington i mbajne ere nje vit ne Tirane. U hangert mortja.
Përgjigju