Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Trump letër Ramës: Vlerësojmë udhëheqjen tuaj, Shqipëria mike e SHBA-së

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përgëzuar qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin Edi Rama për vendimin e dëbimit nga Tirana të ambasadorit të Iranit. Përmes një letre drejtuar kreut të qeverisë shqiptare, Trump shkruan se vendosmëria e treguar nga Rama është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda.

“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda.

Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump” shkruhet në letrën e Presidentit të SHBA drejtuar kryeministrit shqiptar. Dëbimi nga Shqipëria i ambasadorit të Iranit është bërë pak ditë më parë, pasi edhe letra e Presidentit të SHBA mban datën 14 Dhjetor.

Ndërkohë që edhe ambasada në Tiranë ka reaguar duke shkruar se SHBA qëndron krah për krah me Shqipërinë pas veprimit kundër regjimit Iranian për “komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane”. “E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.

Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik” thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare (lexo këtu). Gjithashtu është dëbuar dhe shpallur "non grata" edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Gholamhossein Mohammadnia akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.

I pari që reagoi pas vendimit të Shqipërisë ishte John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa deklaratë e fortë ishte ajo e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i cili duke përgëzuar vendimin e kryeministrit Edi Rama lexo këtu). Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria merr një vendim kaq të rëndësishëm për nga interesi i politikës së jashtme. Disa muaj më parë Tirana zyrtare dëboi dy diplomatë rusë.

Letra e Donald Trump drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myslymi: 20/12/2018 10:45

    Shyqyr qe u ban shok se ma par e shajti sa desh

    Përgjigju
  • Heu bre: 20/12/2018 09:30

    Opa i fitoi edhe zgjedhjet e rradhes me ket leter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave