Zëvendës ambasadori rus në Tiranë Dimitry Kazmin në një prononcim për Report Tv ka shprehur keqardhjen për vendimin e Shqipërisë që iu bashkua SHBA dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë pas përplasjes mes Moskës dhe Londrës. Dimitry Kazmin shprehet se ky vendim bie ndesh me përpjekjet e Rusisë për përmirësimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai shton se vendimi është i pa bazuar dhe se koha do të tregojë një gjë të tillë, ndërsa paralajmëron për kundërpërgjigje

Lidhur me vendimin e autoriteteve shqipetare per largimin e dy diplomateve ruse, na duhet te shprehim keqardhjen per kete rast. Ky vendim bie ndesh me perpjekjet tona per permiresimin dhe intesifikimin e marredhenieve dypaleshe. Vendimi eshte i pabazuar dhe koha do ta tregoje kete. Ne kete situate nuk mund te perjashtohen edhe kundermasat nga pala ruse. Edhe njehere tjeter dua te shpreh keqardhjen per cka ndodhi. Veprimi i pales shqipetare i kundervihet frymes pozitive per marredhenie te mira midis dy vendeve.Pozitën zyrtare ju do të merrni në të ardhmen e afërt.

Prononcimi për REPORT TV i Dimitry Kazmin, zëvendës ambasadori rus në Tiranë

 

Shqipëria shpalli sot ‘non grata’ dy diplomatë rusë pas përplasjes mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Dy diplomatët që janë dëbuar nga Shqipëria janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë. Me vendimin e sotëm Shqipëria u bashkua me vendet e aleancës së NATO-s, që vendosën sanksionet pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani, gjë për të cilën akuzohet Moska.