Dëbimi i dy diplomatëve/ Irani: Shqipëria ka bërë shumë gabime, të kthehet në rrugën e duhur

Dëbimi i dy diplomatëve/ Irani: Shqipëria ka bërë shumë gabime, të kthehet në rrugën e duhur

Abas Mousavi

TIRANE- Irani reagon për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran Abas Mousavi thotë se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, sepse ajo në të cilën është tani, nuk është e duhura.

Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa evente në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos ti lidhin mardhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura", mësohet të jetë shprehur ai.

Pesë ditë më parë, Shqipëria dëboi dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm.  Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri. Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023