-
Kërcënimet e Iranit, SHISH dhe Anti-Terrori 'blindojnë' kufirin! U hiqet leja e qëndrimit dy irakianëve
Thamer Ali Radhi Zaidawi dhe Odai Mohammad Saleem Albeik, kanë kundërshtuar në gjykatë urdhërin për heqjen e lejes së qëndrimit në Shqipëri. Pritet dëbimi i personave të tjerë.
21 Janar 2020, 21:59 -
Dëbimi i dy diplomatëve/ Irani: Shqipëria ka bërë shumë gabime, të kthehet në rrugën e duhur
Irani reagon për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran Abas Mousavi thotë se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, sepse ajo në të cilën është tani, nuk është e duhura.
20 Janar 2020, 18:48 -
Mbrëmë u dëbuan! Del fotoja e fundit nga Rinasi e dy diplomatëve iranianë duke u larguar nga Shqipëria
Struktura e Antiterrorit në policinë e shtetit e ka ndjekur të gjithë procedurën deri në ngritjen e avionit me dy iranianët brenda, pasi sipas informacioneve nga shërbimet partnere, dy diplomatët që u dënuan mund të mos respektonin urdhrin e dëbimit.
19 Janar 2020, 16:55 -
Dyshime se mund të thyenin urdhrin e dëbimit! Anti-Terrori përcjell në Rinas dy diplomatët iranianë
Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri. Struktura e Antiterrorit në policinë e shtetit ka ndjekur të gjithë procedurën deri në ngritjen e avionit me dy iranianët brenda, pasi sipas informacioneve nga shërbimet partnere, dy diplomatët që u dënuan mund të mos respektonin urdhrin e dëbimit.
18 Janar 2020, 22:33 -
'Kundër MEK dhe bashkëpunëtorë të Soleimanit!' Pas ambasadorit, Shqipëria dëbon 2 diplomatë iranianë
Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Sipas lajmit që ka bërë publik ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët kanë vepruar "në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike". Një nga diplomatët ka dalë nga Shqipëria më 2 janar 2020 përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
15 Janar 2020, 15:14 -
Dëbimi i ambasadorit iranian, SHISH zbuloi në mars dy agjentë iranianë, të maskuar si gazetarë
Dëbimit të ambasadorit të Iranit në vendin tonë, i kanë paraprirë disa incidente ku janë përshirë agjencitë e inteligjencës shqiptare. Në mars 2018, në Selinë Botërore të Bektashinjve ku po festohej festa e “Sulltan Nevruzit” shërbimet sekrete shqiptare, mundën të identifikonin dy agjentë me kombësi iraniane, të kamufluar si gazetarë, duke i dëbuar nga vendi
20 Dhjetor 2018, 15:36 -
Dëbohet ambasadori dhe diplomati iranian, Basha: Lufta kundër terrorizmit kompromentohet kur s'ka luftë ndaj krimit të organizuar në vend
Partia Demokratike ka reaguar këtë të enjte ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin e Iranit Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat po iranian.
20 Dhjetor 2018, 12:27 -
Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Berisha: Vendim i drejte por i vonuar
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kreut të qeverisë Edi Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin e Iranit dhe një diplomat. Berisha e quan të drejtë, por të vonuar vendimin e qeverisë shqiptare.
20 Dhjetor 2018, 10:07 -
Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Trump letër Ramës: Vlerësojmë udhëheqjen tuaj, Shqipëria mike e SHBA-së
Presidenti i SHBA përmes një letre drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama e vlerëson për vendimin e dëbimit të ambasadorit iranian në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia. Ai akuzohet për cënim të sigurisë kombëtare, por edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.
20 Dhjetor 2018, 08:44 -
'Ka diplomatë që veprojnë si terroristë'/ Dëbimin e diplomatëve iranianë e paralajmëroi tre ditë më parë Pandeli Majko
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar tre ditë më parë nga konferenca vjetore e MEK në Manzë se në Shqipëri ka diplomatë që sillen si terroristë, ndaj të cilëve, ka thënë ai, duhet të merren veprime.
19 Dhjetor 2018, 23:07 -
Tirana dëbon ambasadorin e Iranit, SHBA: Tentoi sulme terroriste në Shqipëri, mbështesim Ramën
Shqipëria dëbon ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare. Është këshilltari i Trump për Sigurinë, John Bolton i cili njofton në një postim në rrjetet sociale vendimin e qeverisë shqiptare duke mbështetur kryeministrin Edi Rama. Ndërsa më pas reagoi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili akuzoi diplomatët iranianë se komplotuan sulme terroriste.
19 Dhjetor 2018, 22:18