TIRANE- Përplasja mes kreut të PSD-së dhe pronarëve që e pretendojnë pronën, ka nisur që në vitin 1997, ndërsa Gjinushi ka paditur edhe Hipotekën për atë që ai e quan tjetërsim të pronës. Ndërkaq, dje Gjinushi dha sqarimin e tij në lidhje me konfliktin e hershëm, duke vijuar me pretendimin se pronari Metallohu ka vetëm 1/3 të pronës dhe pjesa tjetër ishte marrë me anë të falsifikimit. Prillin e këtij viti, kreu i PSD-së, kishte paditur Hipotekën e Tiranës dhe Astrit Metallohun, duke kërkuar që të mos vijonin përpjekjet për t ia marrë pronën. Më pas, në 23 shtator të po këtij viti, Gjinushi kundështon prokurorinë, e cila, sipas kreut të PSD-së, duhej ta kishte filluar procedimin penal ndaj përfaqësuesit të hipotekës dhe pronarit.
Gjinushi, në çështjen nr 12733,ka pretenduar që të merren të pandehur Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Astrit Manopulli, pasi i akuzon për falsifikim dokumentesh. Kreu i PSD-së kërkon konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të pjesëve të veçanta të veprimeve juridike, konkretisht të kontratës së dhurimit si dhe kontratës së shitjes, me notere Ariana Mallkuçin, përsa i përket disponimit dhe tjetërsimit të pasurive nga persona jopronarë, duke qenë se vijnë në kundërshtim dhe mashtrim të ligjit. Gjinushi ka kërkuar korrigjimin në regjistrat hipotekore. Nga ana tjetër, duket se ky konflikt gjyqësor mes PSD-së dhe atyre që pretendojnë pronën ku ndodhet kjo parti, do të vijojë ende deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, kishte vënë në dijeni kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushin, për lirimin e godinës, që në prill 2013. Noka i thotë Gjinushit se “ju caktojmë në përdorim ambientin e vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë, ndodhur në Bulevardin “Zogu I”,
Deklarata e djeshme e Gjinushit
Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, sqaroi dje konfliktin për godinën. Ai tha se “Kjo është inertësia e qeverisë që humbi zgjedhjet dhe strukturat e saj në mënyrë të organizuar krahas vjedhjes së vendit kishin programuar edhe grabitjen e selisë. Ish-ministri i Brendshëm tentoi të na largonte pa gjyq. Ka vetëm një gjyq mes nesh dhe pretenduesit dhe këtë e vërtetoni në Gjykatën e Lartë, është në rekurs nga ana e atij që ka humbur. Vendim i formës së prerë ku i rrëzohet kërkesa për largimin tonë me gjyq nga selia.
Kur flet gjykata, hajdutët heshtin”. Ai ka akuzuar për shpërdorim detyre drejtorin e Entit Kombëtar të Strehimit, për aktin normativ të 5 shtatorit, që e futi edhe PSD si familje të pastrehë. Më tej Gjinushi shton se “Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formës së prerë të gjykatës, ku ne jemi palë me pretenduesit, ka mbrojtur pronën e shtetit sepse 2/3 janë shtet me vërtetime nga shteti. Ky nuk është pronari, ky është blerësi i blerësve dhe pronari nuk e ka të gjithë godinën, ka vetëm 1/3. Banditët vijnë në emër të drejtorit apo të përmbaruesve. Hajdut me letra, kurrë nuk keni parë, ja ku i keni. Ai që e ka kërkuar godinën, e ka humbur gjyqin, ka ikur. Ky që e ka blerë, ne sërish jemi me këtë gjyq, ky do pronën, por çfarë prone do nuk e kuptoj?”.
Letra e Nokës
Noka i shkruan Gjinushit se: “Në bazë të kërkesës së përsëritur të shtetasit Astrit Manopulli, i cili ka pretenduar të drejtën e pronësisë përmes gëzimit dhe disponimit mbi ndërtesën ku ushtron aktualisht veprimtarinë subjekti PSD me adresë në rrugën “Asim Vokshi”, Nr.24, aktualisht rruga “Fortuzi”, është konstatuar se: Ankuesi, shtetasi Astrit Manopulli, rezulton të jetë pronar i ligjshëm, pronar i ndërtesës ku ushtron veprimtarinë Partia Socialdemokrate, fakt ky i provuar në basë të vërtetimit hipotekor nr.3188, datë 18 korrik 1997 të ZVRPP Tiranë”.
Avokati: Klientët e mi, pronarë të ligjshëm të godinës së PSD-së
Riza Hicka, avokati i pronarëve që pretendojnë godinën e selisë së PSD-së, tha se “Pronësia fillon me një Komision të Kthimit të Pronave. As Gjinushi nuk e përmend këtë. Vendimi mban nr 664. 2.9.1994, vendim i Komisionit të Kthimit të Pronave në favor të trashëgimtarëve Fortuzi, pronarë. Komisioni i çuar për të verifikuar pronën në vend, vëren se në shtëpi nuk janë bërë ndryshime konstruktive, e dyta oborri është i rrethuar me mur. Pra kjo është në pjesën arsyetuese. Pra komisioni ka vendosur ti kthejë pronarit në rrugën “Asim Vokshi”, shteti shqiptar si ish-pronar ia rikthen pronarit, ne gabimisht themi pronarit të vjetër se ai është, pronari origjinal.
Personi që unë mbroj është Astriti, ai e ka blerë këtë pronë, ka ndodhur blerja në vitin, 1997. Në atë shkresë në atë vit, ne do e blinim godinën. Garantuam se do e blinim dhe Gjinushi do e lironte në janar të vitit ‘97, por në vitin ‘97 e dimë të gjithë çfarë ndodhi dhe nuk u veprua as në atë vit. Në vitin ’98, Gjinushi u gdhi nënkryetar parlamenti dhe ai harroi shkresën që e kishte bërë. Ai nuk e lëshoi këtë godinë. Nëse z Gjinushi nuk e njeh vendimin e gjykatës ky është një problem i tij. E njeh apo nuk e njeh vendimin e gjykatës është problem i tij, e ritheksoj dhe dhe jo imi. Dhe Presidenti dhe kryeministri ngrihen në këmbë para gjykatës”.
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com