TIRANE - Në kuadër të garantimit të një furnizimi cilësor me energji për klientët e rregullt, CEZ Shpërndarje njofton se, duke filluar nga java që vjen, do të rinisë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për të gjithë klientët debitorë dhe shkëputjen e linjave të dyfishta në Nikël, Sukth dhe disa zona në Qarkun e Kukësit, të cilat rezultojnë problematike në mosarkëtime dhe lidhje të paligjshme në rrjet.
Pas negociatave të kryera midis përfaqësuesve të kompanisë dhe përfaqësuesve të autoriteteve vendore, të cilët morën përsipër të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e banorëve debitorë, megjithë punën e ekipeve në terren, paralajmërimeve të njëpasnjëshme sipas detyrimeve kontraktore dhe mundësisë së ofruar nëpërmjet marrëveshjeve për pagesa të pjesshme, nuk është arritur arkëtimi i nevojshëm nga klientët debitorë. Në Sukth dhe Nikël arkëtimi mbetet nën nivelin 1% të debisë, duke e bërë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje për furnizimin me energji elektrike për këta klientë debitorë. Gjithashtu, edhe në komunat Shtiqën dhe Tërthore në rrethin e Kukësit niveli i arkëtimeve është i ulët, pavarësisht punës së përfaqësuesve të komunave dhe premtimeve të klientëve për kryerjen e pagesave sipas marrëveshjeve. CEZ Shpërndarje thekson se, në rast se nuk kryhen pagesat sipas marrëveshjeve, do të jetë e detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për të gjithë klientët debitorë. Ata klientë, të cilët nuk rezultojnë debitorë apo kanë kryer pagesat sipas marrëveshjeve për pagesa të debisë me këste, do të furnizohen me energji elektrike nëpërmjet burimeve alternative, kostot e të cilave do t'i mbulojë kompania CEZ Shpërndarje.
Klientët e interesuar, janë të lutur të paraqiten pranë qendrave më të afërta të Kujdesit ndaj Klientit ose të komunikojnë me përfaqësuesit e arketimeve nëpër zona, në mënyrë që t'u rikthehet furnizimi sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, CEZ Shpërndarje bën të ditur se ndërhyrjet e paligjshme në rrjet dhe vjedhja e linjave elektrike nga persona të papërg¬jegjshëm kanë dëmtuar rrjetin furnizues në Manati (Lezhë) dhe kanë detyruar kompaninë që, për arsye sigurie, të stakojë fiderin në Zejmen, deri në momentin e shkëputjes të të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe zëvendësimin e kabllove të vjedhura.
Përgjatë fundjavës, lidhjet e paligjshme gjithashtu kanë shkaktuar defekte dhe probleme me furnizimin normal me energji për banorët e Postribës (Shkodër). Kompania ka njoftuar policinë e shtetit në lidhje me përpjekjet nga ana e klientëve debitorë të cilëve u është ndërprerë furnizimi me energji, për t'u rilidhur në rrjet në mënyrë të paligjshme. Kompania thekson se këto lloj lidhjesh, përveçse shkaktojnë defekte në rrjetin e shpërndarjes, duke sjellë si pasojë mungesë të energjisë për zonat e përkatëse, rrezikojnë gjithashtu jetën e punonjësve të kompanisë, por dhe të vetë kundravajtësve.
CEZ Shpërndarje u bën thirrje të gjithë klientëve debitorë që të mos e pengojnë procesin e punës së ekipeve në terren, por të kontaktojnë ekipet e arkëtimeve ose të vizitojnë qendrat e Kujdesit ndaj Klientit për të kryer pagesën e debisë së tyre. Për t'iu shërbyer më mirë klientëve të vet, CEZ Shpërndarje ofron edhe mundësinë e pagesës me këste të debisë dhe thekson angazhimin e saj për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe për të furnizuar normalisht me energji klientët e rregullt të kompanisë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com