TIRANË - Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka nisur gjatë kësaj jave sekuestrimin e makinerive, serave dhe linjave të përpunimit të subjekteve, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare në këtë agjenci. Bëhet fjalë për disa subjekte që kanë përfituar nga fondi kundër parti, donacione të qeverisë japoneze nëpërmjet projektit 2KR, por nuk kanë përmbushur detyrimet kontraktuale për shlyerjen financiare të detyrimeve. Pasi kanë parë situatën e krijuar me disa subjekte, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është ngritur një grup pune për të evidentuar të gjithë problematikën me ecurinë dhe përmbushjen e kontratave me subjektet që përfituan fondet kundër parti. Në bazë të dokumentacioneve dhe kushteve të përcaktuara në kontrata, është lëshuar urdhër sekuestrimi i parë për dhe disa urdhra sekuestrimi të tjerë do të lëshohen gjatë kësaj jave. Kështu, në fshatin Ndroq të Tiranës është bërë ndërhyrja e parë nga inspektorët e AZHBR-së, ku dhe është sekuestruar një linjë të përpunimit të vajit të ullirit.
“Në zbatim të V.K.M-së numër 868 të datës 27 tetor 2010, të udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatori dhe Ministrisë së Financave si dhe në zbatim të kontratës së shitjes me rezerve të lidhur mes ish projekti 2KR dhe subjektit ku po bëjmë sekuestron, përfitues nga fondi kundërparti i granteve japoneze, komisioni për sekuestrimin e linjave të agropërpunimit dhe të mjeteve bujqësore paraqitet sot pranë këtij subjekti privat për të inventarizuar dhe çmontuar linjën e përpunimit të vajit. Kjo sekuestro bëhet për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve që ky biznes ka në kontratën e lidhur”, -tha Dorian Hila, inspektor Sektori i Menaxhimit të Borxhit, AZHBR.
Pas urdhrit të sekuestrimit që është pranuar dhe nga subjekti debitor, punonjësit e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural kanë bërë një inventar të plotë të makinerive në këtë linjë përpunimi dhe kanë nisur çmontimin.
Sipas njoftimit zyrtar të kësaj ministrie, kështu do të veprohet dhe me disa debitorë të tjerë, të cilët nëpërmjet fondeve kundër parti kanë ndërtuar sera dhe linja agropërpunimi.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com