Sajmir Hidri është biznesmeni shqiptar që u dëbua nga drejtësia italiane pak ditë më parë, i akuzuar për nxitje të urrejtjes fetare dhe për shkak të aktivitetit të tij propagandistik në mbështetje të Shtetit Islamik (ISIS).
Pas dëbimit të tij, mediat italiane raportojnë se Hidri po përgatit një padi drejtuar Gjykatës së Stasburgut, ku pretendon pavërtetësinë e akuzave në ngarkim të tij.
Madje ato i referohen edhe një reagimi të deputetit socialist, Parid Cara (ish emigrant në Itali) i cili është shprehur se e njeh Hidrin si njeri serioz e punëtor.
"Të gjithë e njohin Sajmirin si njeri serioz e mjaft punëtor. Më vjen keq që një bashkatdhetar i imi përshkruhet në këtë mënyrë e deri sa nuk është i dënuar nuk duhet të gjykohet si fajtor. Aq më tepër për motivet se Sajmiri nuk ka pasur asnjë rol në komunitetin islamik të zonës, por ka qenë vetëm një frekuentues i Qëndrës Islamike të Ferrarës”", është shprehur Cara.
Edhe ligjvënësi socialist e pohon se Sajmir Hidri do t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, për të rrëzuar akuzat në adresë të tij. “Nuk përjashtohet një ankesë në Gjykatën e Strasburgut, pasi familja e Sajmir Hidrit dhe avokati i tij janë të bindur se ai nuk ka të bëjë fare me tërë këtë histori”, thotë ai.
Në një letër të ministrit të Brendshëm italian, Angelino Alfano, Sajmir Hidri cilësohej si rrezik për rrezik për terrorizmin në vend. Biznesmeni shqiptar identifikohet si President i Qendrës Islamike të Ferrarës. Pavarësisht se Presidenti i kësaj Qendre marokeni Murshad Osama, ka mohuar që Hidri të kishte lidhje me të.

(Sajmir Hidri)
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO