Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë sot vendin kanë rikthyer sërish bllokimin e rrugëve. Më kritike situata është në juglindje të vendit, mësohet se  akset rrugore Pogradec- Qafe Thane – Korçe-Kapshticë dhe Përrenjas – Librazhd janë bllokuar teksa niveli i dëborës ka mbërritur deri në 50 cm. Radha e automjeteve ka shkuar në disa kilometra, ndërsa policia është në vendngjarje dhe së bashku me punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve po punon për zhbllokimin e rrugës.

Problematike situata është në edhe në aksin Librazhd-Përrenjas , ku radha e automjeteve ka shkuar në disa kilometra.


Ndërkohe problematike mbetet situata edhe në verilindje. Aksi rrugor që lidh qytetin e Peshkopisë me Kalanë e Dodës është i bllokuar. Ndërkohe jo më pak problematike është situata në aksin Peshkopi-Burrel ku rruga është e bllokuar në disa vende dhe janë vetëm tre borë pastruese në të gjithë aksin rrugor.

Sakaq mësohet së është shkapetur energjia elektrike në zonat e Fushë-Alisë dhe Maqellarës. Rruga e kombit në aksin Kalimash-Morinë vijojnë të jetë e pushtuar nga reshjet e dëborës, teksa janë 11 borë pastruese.Deri më tani nuk është raportuar për aksidente, ndërsa është shtuar prania e forcave të policisë.

Sakaq më vështirësi janë të kalueshme asket rrugore që lidhin qytetin e Kukësit më komunat, ndërsa e njëjta panorame është edhe në rrethin e Kukësit. Edhe akset rrugore që lidhin qytetin e Rrëshenit me komunat e thella malore kanë vështirësi në qarkullim, teksa reshjet e dëborës kanë qenë intensive gjatë gjithë ditës.

Aksi i rrugëve të bllokuara sipas Policisë

-Është bllokuar nga dëbora rruga e Dajtit në vendin e quajtur “Qafë Mollë”, ku kanë mbetuar të bllokuara rreth 30 automjete. Për t’ju arudhr në ndihmë, në drejtim të tyre aktualisht janë nisur shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 4, dhe një grup i FNSH-së, pasi ka edhe fëmijë të vegjël në automjete. Patrulla e Policisë Rrugore me një automjet Fuoristradë të policisë po bën evakuimin e fëmijëve dhe të grave të bllokuara nga bora dhe aktualisht po shkon dhe fadroma për hapjen e rrugës.

-Po si pasojë e motit të keq aksi rrugor Përrenjas - Qafë Thanë - Pogradec është i bllokuar nga bora.Në këtë aks ka automjete të bllokuara , ku në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe të rendit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan dhe Korçë për t’i ndihmuar. Në drejtim të Qaf Thanës janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Speciale për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar dhe për të bërë të mundur çbllokimin e këtij aksi.

-Njëkohësisht aksi rrugor Tepelenë –Gjirokastër në vendin e qaujtuar Uji i Ftohët ka rrëshqitje dheu dhe është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. Dy patrulla të Qarkullimit Rrugor dhe dhe dy patrulla të Përgjithshme ndodhen në vendin ku ka rrëshqitje dheu, për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve .

-Gjithashtu në aksin rrugor Levan - Fier ,në një segment rreth 100 metra ka dalje të ujit në asfalt ku është vështirësuar lëvizja e automjeteve. Patrulla të Qarkullimit Rrugor janë në këtë segment duke orientuar dhe ndihmuar drejtuesit e automjeteve.

-Vështirësi qarkullimi ka edhe në rrugën e Kombit, ku qarkullimi vijon me zinxhirë dhe aktualisht ka rreshje te dendura të dëborës.

-Në qarkun Dibër qarkullimi vijon me zinxhirë, ndërsa në zonën e Gollobordës rruga është e bllokuar.

Bllokime rrugesh nga bora ka edhe ne akset rurale e në zonat e thella malore.

Patrullat e Qarkullimit Rrugor po asistojnë në të gjitha veprimet që po kryhen, duke bashkërenduar dhe bashkëvepruar me Drejtoritë e Rrugëve dhe Emergjencat Civile.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë atyre drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të lëvizin në aksin rrugort Elbasan- Korçë , të mos qarkullojnë pasi rruga është e bllokuar nga dëbora dhe qarkullimi nuk do lejohet as me zinxhirë deri në çbllokimin e plotë të këtij aksi.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)