Disa qarqe të vendit janë mbuluar nga dëbora, ndërsa situata nuk paraqitet problematike, me përjashtim të segmentit nga Vilat Qeveritare- Maja e Dajtit, e cila është e bllokuar.

Ndërsa në Shkodër, Tiranë, Korçë dhe Elbasan rrugët janë të kalueshme. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që duhet të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi te reduktuar në zonat me prezence bore.

Situata nga ARRSH
Ne Rajonin Verior Shkoder: Ka patur rreshje bore gjate nates, te cilat jane pastruar dhe vazhdojne te pastrohen nga kontraktoret. Gjithashtu vazhdon edhe shperndarja e kripes. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Te gjitha akset e Qarkut te Korces qarkullohen pa zinxhire, me perjashtim te aksit K/Boboshtice - Dardhe, ku rekomandohen zinxhiret, per shkak te sasise se bores dhe temperaturave te uleta. Kontraktoret jane ne gadishmeri dhe po vazhdojne pastrimin dhe kriposjen e akseve.

Ne Rajonin Qendror Tirane: Segmenti nga Vilat Qeveritare-Maja e Dajtit eshte e bllokuar. Segmenti Qafe Molle – Bize kalohet me zinxhire. Ne segmentin Lunik-Stebleve rekomandohen zinxhiret.

Gjendja eshte me e mire per kalueshmerine e akseve, pasi temperaturat kane qene me te larta ne oret e mesdites. Megjithate, me afrimin e oreve te mbremjes, perdoruesit e rruges duhet te tregojne kujdes dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar ne zonat me prezence bore.

d.b/shqiptarja.com