Dëbora mbulon Kukësin e
Dibrën, bllokohen disa zona

Veriu dhe veri-lindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa raportohet për disa zona të bllokuara. Në Kukës, reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit dhe akset rurale në të gjithë qarkun, por nuk raportohet për zona të bllokuara. Reshjet e dëborës shoqërohen me stuhi të fortë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.

[gallery]25651[/gallery]

Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. 8 borëpastruese për hedhjen e kripës dhe largimin e borës po punojnë në dy senset e Rrugës së Kombit. Polica ka ngritur postblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve, që të bëjnë kujdes me lëvizjen. Në qarkun e Dibrës ka pasur probleme për shkak të uljes së temperaturave dhe reshjeve te bores. Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.

Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër, ndërsa në Shkodër nuk raportohet për probleme nga dëbora. Edhe në Korçë dhe Pogradec në lartësi ka pasur reshje të dobëta dëbore, por jo me intensitet dhe nuk raportohet për probleme. Në Llogora ka pasur gjithashtu reshje të dobëta dëbore, por qarkullimi vijon normalisht.

[gallery]25649[/gallery]

Parashikimi
Sot në shumicën e qarqeve pritet që të vijojnë reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive shiu. Reshje dëbore do të ketë në 300 m mbi nivelin e detit në veri. Instituti i Gjeoshkencave njofton se përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të ketë edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare.

Përmbytjet
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë në jug përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.

Autoriteti Rrugor Shqiptar: Rrugët të gjitha të kalueshme
Nga informacioni i marre nga Drejtorite Rajonale deri ne oren 12 gjendja e akseve rrugore kombetare eshte normale. Ne zonat veri- verilindore dhe juglindore ka reshje debore. Ne pjesen tjeter vazhdojne reshjet e shiut. Rruget jane te gjitha te kalueshme.

Ministria e Mbrojtjes: Probleme në Kukës dhe Dibër, FA në gatishmëri
Ministria e Mbrojtjes informon deklaron se nga moti i keq situata paraqitet më problematike në Kukës dhe në Dibër. Shtabi i Përgjithshëm i FA po ndjekin me vëmendje situatën e shkaktuar nga bora në disa zona. “Grupi vleresimit i Qendres se Bashkuar Operacionale dhe perfaqesues te drejtorise operacionale jane ne krye te detyres. Nga raportimet dhe vleresimet, me problematike situata paraqitet: Qarku Diber dhe Qarku Kukes. Mjetet dhe forcat jane ne gatishmeri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor” njofton MM.

SITUATA NE KUKES
Situata deri në orën 14:00. Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të borës me intensitet mesatar e të ulët. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 12 cm ,Qaf-Shllak 10 cm,Qaf-Tobli 7 cm, Q-Luzhë 10 cm e Valbonë 12 cm.Niveli i Liqenit të Fierzëz 291.54 m,Prurjet 300 m3 /s.Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë: Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së reshjeve të borës e erërave të forta.Firmat Kontraktore kanë vënë në punë të gjitha kapacitet në mjete e punonjës për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore që kanë në inventar. Aktualisht të gjitha akset nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit qarkullohen normalisht.Kanë vështirësi disa akse rrugore ne administrim të Bashkive që lidhin fshatrat Turaj,Breki të Nj A Topojan, fshatra të Nj A Grykë-Çaj,fshtra të NjA Lekbibaj.I gjithë Qarku është i furnizuar me energji elektrike.Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk ka emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve