QARKU DIBËR - Pasditen e sotme (12 janar 2025) vijon situata problematike me reshjet e borës në Qarkun Dibër. Probleme janë hasur në akset rrugore Peshkopi - Tiranë, ku në aksin e rrugës Fushë-Bulqizë - Qafa e Buallit qarkullimi bllokohet herë pas here për shkak të erave të forta.
Automjete të shumta janë bllokuar për të paktën 1 orë e gjysmë në Qafën e Ulzës. Shkak kryesor i këtij kaosi automobilistik në këtë zonë është mungesa e zinxhirevë dhe gomave dimërore.
Sa i perkët furnzimit me energji elektrike, një defekt në sistemin 110 kë ka lënë pa drita gjithë Qarkun e Dibrës, me ndërprerje një orëshe.
Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.
Lajmi kryesor: