Dëbora në vend/ Kreu i ARRSH-së për Report Tv: Nuk ka asnjë aks nacional të pakalueshëm

LIBRAZHD- Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro ka shkuar në Librazhd për të inpektuar gjendjen e rrugëve ku më shumë se gjysma e qyteteve të Shqipërisë janë ‘pushtuar’ nga dëbora.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Qëndro është shprehur se nuk ka asnjë aks nacional që të mos jetë i kalueshëm.

“Kemi reshje bore në të gjithë vendin. Për momentin kemi një problem të madh sepse drejtuesit e mjeteve nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Duhet të bëhen të gjithë të vetëdijëshëm që kjo është një situatë e rrezikshme. Shërbimet e policisë rrugore janë në terren. Nuk kemi rrugë dhe akse të bllokuara të pakalueshme por kemi vështirësi në qarkullim. Apel shofereve: Ndiqni urdhëzimiet që jep ARRSH dhe përdorini zinxhirët. Në segmentet në dalje të Elbasanit, Qafë-Thana, aksi Pogradec-Korçë, Qafa e Qarrit, Peshkopi, Bulqizë dhe në Bajram Curri duhet patur shumë kujdes. Të gjitha kompanitë dhe mjetet janë në terren për të punuar. Disa akse i kanë kaluar pushteteve lokale dhe ato duhen të përgjigjen për lirimin e rrugës,”- tha Afrim Qëndro. 

Problematike paraqitet situata në aksin nacional Librazhd-Qafë Thanë ku po punojnë disa borëpastruese për mbajtjen e rrugës hapur. Aktualisht qarkullimi në këtë aks kryhet me zinxhirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë