Dëbora zbardh Dibrën, pensionisti: Më prishi të gjithë të mbjellurat, këtu s'më sjellin as pensionin (VIDEO)

Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të qarkut Dibër. Ndryshe nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nuk pati kohëzgjatje duke bërë që trashësia në zonat e thella të shkojë jo më shumë se 15 centimetra.

Por reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat që ndodhen afër qyteteve, ndonëse trashësia aty nuk është shumë e madhe, banorët kanë frikë për pasojat në frutikulturë.

Një qytetar shprehet: 'Dëbora në ka prishur të gjithë pemët, kumbullat, çdo lloj perimesh. Këtu jemi mirë për koronavirusin, por kemi probleme të tjera. Unë jam pensionist po kam 10 ditë që s'ma kanë sjellë pensionin. Nuk më lejojnë të shkoj në qytet.'

Reshjet e mbrëmshme nuk kanë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve. Autoritetet bëjnë të ditur se rrugët nacionale e ato rurale janë të kalueshme pa probleme.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi nuk vjen vetëm, Kukësi zbardhet nga dëbora (FOTO)


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës