TIRANE - Dëbora ka zbardhur malin e Dajtit këtë mëngjes. Bardhësia duket deri në rrëzë të malit, ndërsa Tirana është gdhirë me temperatura që kanë shkuar deri minus 5 gradë.
Kryeqytetasit që prej orëve të para të mëngjesit u dyndën drejt Malit të Dajtit, për të shijuar gjithçka fal natyra nën petkun e dëborës.
Shumë prej qytetarëve zgjodhën të shijojnë ngjitjen në teleferik drejt malit të Tiranës, e të tjerë nisën udhëtimin me automjetet e tyre edhe pse infrastruktura rrugore brenda Parkut Kombëtar lë shumë për të dëshiruar.
Fëmijët janë ata që e shijojnë më shumë kënaqësinë e të luajturit me dëborë, edhe pse termometri shënon -3 gradë. Argëtimi dhe lojërat që krijojnë në ditët me dëborë sikurse shihni edhe në këto pamje të realizuara nga kamera e Report Tv, i çliron ata nga jeta e përditshme dhe e zhurmshme e kryeqytetit.
Trafiku i rënduar i kryeqytetit këtë të dielë u ngjit në malin e Dajtit, ku qytetarë të shumtë u bllokuan për disa orë. Të tjerë mundën të shkonin deri në gjysmën e rrugës. Qarkullimi u paralizua duke filluar nga fshati Priskë, ndërsa pas orës 15.00 në hyrjen e Parkut Kombëtar të Dajtit nuk u lejua të kalonte asnjë automjet.
Por askush nuk duhet të hidhërohet,`pasi sipas sherbimit meteorologjik ditët me dëborë në Malin e Dajtit do të vijojnë edhe gjatë javë.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Vlorë, Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati