Dëbora zbardh vendin në fund të marsit, shtrëngata shiu në Vlorë, çfarë pritet nga moti

Dëbora zbardh vendin në fund të marsit, shtrëngata shiu në Vlorë, çfarë pritet nga moti

Rreziku i përmbytjeve do të vijojë edhe ditën e sotme, kryesisht në zonën e NënShkodrës dhe në zonat periferike të qytetit verior. Dita e sotme parashikohet të jetë tepër e ftohtë, ku përmbytjet pritet të prekin dhe qytetin jugor të Vlorës.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në të gjithë territorin, shoqëruar me shtrëngata në Vlorë, ndërsa nuk do të mungojnë dhe reshjet e dëborës. Sipas parashikimit të IGJEUM, dëbora pritet të zbardhë vendin ditën e sotme, teksa jemi duke përcjellë muajin e parë të pranverës.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës DO TË KETË RËNIE TË PRURJEVE. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë TË LARTA, POR DO FILLOJNË TË ULEN NË FUNDIN E DITËS SË SOTME. Parashikimet e IGJEUM tregojnë ULJE TË NIVELEVE DHE PRURJEVE në datat 24, 25, 26 dhe 27 Mars 2018. Pritet akoma RREZIK I LARTË NGA PËRMBYTJET në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit

23 Mars 2018. Përgjatë fillimit të ditës së sotme (e premte, dt.23) KA KALUAR edhe piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohen PRURJE TË LARTA në pjesët fushore të lumenjve.

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) priten reshje të dobëta. Në një pjese të qarqeve ato do të jenë lokalist mesatare. Në Vlorë mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 200 m, ndërsa në Jug deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se këto nivele).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 12 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -5 / 7 °C

ERA: sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe ne bregdet.



/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja