Reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin do të vijojnë edhe pas mesnatës.
Sipas MeteoAlb, reshjet do të jenë prezentë në sasi të pakta në të gjithë shtrirjen perëndimore edhe 3-4 orë pas mesnatës kur pritet largim gradual i borës fillimisht nga veriu.
Gradualisht reshjet e borës do largohen nga perëndimi dhe zonat qendrore të vendit. Në jug dhe më tepër në juglindje, bora mbetet prezente deri të dielën pas mesditës.
Gjatë natës pritet që sipas zonave, bora të krijojë një shtresë prej 2-10 cm në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat ndërsa priten 25-40 cm borë në zonat malore veriore dhe 30-50 cm borë në zonat malore jugore dhe kryesisht në zonat juglindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm nga ora në orë ku mëngjesi i së dielës, do ta gjejë Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C.
Orët e mesditës do të ulin temperaturat në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit deri në -7°C maksimumi i së dielës në zonat veriore dhe lindore të vendit por brigjet jugore të Jonit do të qëndrojnë rreth 5°C, maksimum i pritshëm në Sarandë.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.9%
-
Jo
80.6%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Termometri në Turqi shënon -33.8 gradë, kaos në qarkullimin e automjeteve
24 Shkurt, 11:10
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime, vranësira në zonat malore
22 Shkurt, 07:31
-
Vranësira e temperatura deri në 16 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Shkurt, 07:19
-
Vranësira dhe temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për sot
7 Shkurt, 07:19
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
1 Shkurt, 08:24
-
Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore
23 Janar, 09:12
-
Stuhia në SHBA, dëbora zbardh edhe plazhet në Florida (VIDEO)
22 Janar, 13:45
-
Ikën shiu, rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Ditët e fundit të janarit pa reshje, dëborë në zonat malore
22 Janar, 12:22
-
Moti/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë paradites në një pjesë të madhe të territorit
22 Janar, 07:32
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë fundjavë
19 Janar, 07:27
-
Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Janar, 07:15
-
Përmirësohet situata pas reshjeve të borës dhe erës! Rrugët kombëtare të gjitha të kalueshme! Vazhdon pezullimi i mësimit në disa zona
14 Janar, 11:40