Debutim i hidhur me Spanjën, mbrojtësi: Na mundën se bari ishte i gjatë

Debutim i hidhur me Spanjën, mbrojtësi: Na mundën se bari ishte i gjatë

David Garcia

Kombëtarja e Spanjës humbi dje 2-0 me Skocinë në transfertë, për ndeshjen e dytë në grupin A kualifikues për Euro 2024. Tanimë iberikët mbajnë vendin e dytë me tri pikë, teksa skocezët janë në vendin e parë me pikë të plota. Në lidhje me këtë duel, mbrojtësi i Osasunës që debutoi te Spanja, David Garcia u justifikua me barin e gjatë të fushës për humbjen e të besuarve të Luis De La Fuente.

“Gjatësinë e barit ne e vumë re menjëherë sapo shkelëm në stadium dhe në fund rezultoi të ishte një nga arsyet e humbjes. Megjithatë, nuk dua të justifikohem, duhet të marrim përgjegjësitë dhe fajin ta gjejmë tek vetja. Duhet të shohim dhe të studiojmë se çfarë gabuam ndaj Skocisë. Më bëhet qejfi për debutimin me kombëtaren, por ishte një humbje e rëndë. Ata na goditën dy herë dhe shënuan. Duhet të mësojmë dhe të nxjerrim më të mirën nga kjo situatë”, u shpreh Garcia.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë