Debutim me humbje, kuqezinjtë
ndëshkohen nga gabimet e tyre 

Debutim me humbje, kuqezinjtë<br />ndëshkohen nga gabimet e tyre 
Shqipëria e ka nisur me një humbje minimale ndaj Zvicrës, debutimin në Kampionatin Europian të Futbollit. Përballja në stadiumin e Lensit ishte spektakolare për të dyja ekipet, por në fund fati iu buzëqeshi helvetëve të cilët i gëzohen golit të qendërmbrojtësit Fabian Schar që në minutën e 5 të takimit. Kuqezinjtë luajtën për më shumë se 60 minuta me 10 lojtarë, pas daljes së Lorik Canës me karton të kuq. Pavarësisht kësaj, zviceranët fituan vetëm nga një episod, ndërsa kombëtarja shqiptare rezistoi dhe guxoi deri në fund për golin e barazimit. Ishin të paktën tre raste të pastra për të shënuar gol nga lojtarët e kombëtares shqiptare.

Do të ishte një dalje e gabuar e Etrit Berishës që edhe do të sillte golin e parë për zviceranët. Qendërmbrojtësi Fabian Schar kërceu mbi mbrojtjen kuqezi dhe duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e Berishës, çoi lehtësisht topin në rrjetë dhe 1-0 për Zvicrën.

Kuqezinjtë reaguan por rreziku në portën e zviceranëve do të vinte vetëm pas 20 minutash. Taulant Xhaka gjuan fort në zonën e rreptësisë në minutën e 25, por jashtë. Pesë minuta më vonë, Sadiku humbet një rast të shkëlqyer. I vetëm përballë portierit Sommer, sulmuesi kuqezi nuk arrin të shënojë. Ky ishte rasti i dytë brenda pak minutash për të barazuar shifrat.

Pjesa e dytë e takimit do të niste me Shqipërinë që hidhet menjëherë në sulm, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak në fushë. Armando Sadiku do të humbiste edhe një mundësi të dytë për të shënuar golin e barazimit në minutën e 49 të takimit, kur nuk arriti të devijonte një top të ardhur nga mesfusha.

Sulmet e kuqezinjve nuk u ndalën pavarësisht hapësirave që krijonin në prapavijë. Në minutën e 73 të takimit, Sadiku do të tentonte sërish rrugën e rrjetës, por edhe pse vetëm 3 metra larg katërkëndëshit gjuan rrjetën e jashtme. 

Ndërsa rasti më flagrant ishte ai i Shkëlzen Gashit 3 minuta nga fundi i takimit, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Sommer, duke e çuar topin në goditje këndi. Ekzekutimi i goditjes nuk sjell asgjë dhe këtu s'ka më histori, pasi vërshëllima e gjyqtarit mbyll takimin dhe ata që gëzojnë janë zviceranët të cilët rrëmbejnë fitoren dhe marrin 3 pikëshin në ndeshjen e parë të Euro 2016. 

Ndeshja Shqipëri- Zvicër minutë pas minute nga Franca

Dueli i vëllezërve Xhaka, jehonë në mediat ndërkombëtare
Ishte pritur që dueli i vëllezërve Taulant e Granit Xhaka, i pari me kombëtaren shqiptare të futbollit dhe i dyti me atë të Zvicrës të tërhiqte vëmendjen jo vetëm të sportdashësve por edhe të mediave ndërkombëtarëve. I tillë është edhe kjo foto e zgjdhur nga Euronews si foto e ditës (Photo of the Day) ku duket rivaliteti mes dy vëllezërve.  

dyluftim i vellezerve xhaka

Ora 16: 47 Përfundon gjithçka. Shqipëria humbet 1:0 përballë Zvicrës

Ora 16: 44 Shkëlzen Gashi humbet një rast flagrant në portën e zviceranëve në minutën e 87 të takimit. I vetëm përballë portierit Sommer nuk arrin të shënojë. Mundësia më e mirë për kuqezinjtë për të barazuar rezultatin. 

humb rastin gashi
humb rastin gashi



Ora 16: 38 Largohet nga fusha e lojës edhe Armando Sadiku. Hyn Shkëlzen Gashi. Edhe 10 minuta nga fundi i takimit. 

Ora 16: 33 Armando Sadiku përfundimisht i pafat. Tjetër rast në minutën e 76 të takimit, por vetëm rrjetë e jashtme. 

humb rastin sadiku

Ora 16: 30 Luhet minuta e 73 e takimit Shqipëri-Zvicër në Lens të Francës. Largohet Odise Roshi, për t'i lënë vendin Sokol Çikalleshit.  

futet sokol cikalleshi

Ora 16: 20 Taulant Xhaka lë fushën e lojës në minutën e 60. Zëvendësohet nga Ergys Kaçe. Ndryshime edhe tek zviceranët, largohet Mehmedi për t'i lënë vendin sulmuesit Embolo.


(Reagimi i Xhakës pasi ka lënë fushën e lojës)

Ora 16:07 Tjetër rast për Armando Sadikun në minutën e 49 të takimit. Përballë portierit Sommer por nuk arrin të devijojë topin. 

humb rastin sadiku
humb rastin sadiku

Ora 16:05 Nis pjesa e dytë e takimit Shqipëri-Zvicër. S'ka ndryshime në formacionin kuqezi. 



pjesa dyte shqiper-zvicer
pjesa dyte shqiper-zvicer
pjesa dyte shqiper-zvicer
pjesa dyte shqiper-zvicer

Ora 15:47 Mbyllet pjesa e parë Shqipëri-Zvicër, 1:0 për helvetët. Kuqezinjtë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Lorik Canës. 

Ora 15:38 Lorik Cana përjashtohet nga fusha me karton të kuq në minutën e 37. Një prekje e topit me dorë në zonën e 16 metërshit solli kartonin e dytë të verdhë për kapitenin, duke e lënë kështu kombëtaren me 10 lojtarë. 

perjashtohet cana
perjashtohet cana
perjashtohet cana
perjashtohet cana



Ora 15:32 Sadiku humbet një rast të shkëlqyer në minutën e 30-të të takimit. I vetëm përballë portierit Sommer nuk arrin të shënojë. Rasti i dytë brenda pak minutash për të barazuar shifrat. 

sadiku humbet rastin
sadiku humbet rastin

Ora 15:25 Shqipëria rrezikon portën e Sommer. Xhaka gjuan fort në zonën e rreptësisë zvicerane në minutën e 25, por jashtë.

Ora 15:16  Seferovic i vetëm përballë portierit Berisha pas një zbritje të shpejtë të zviceranëve, gardiani shqiptar në kohën dhe vendin e duhur pret topin.

Ora 15:15  Shqipëria fiton një goditje dënimi afër zonës zvicerane, Schar ndëshkohet me të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Lenjanit.

ndeshkohet schar

Ora 15:05 Goditje këndi për Zvicrën, kros në zonë, gabojnë mbrojtësit kuqezinj, Berisha bën një dalje të gabuar duke iu lejuar kundështarëve që të godasin, Schar dërgon topin në rrjetë.

shenon schar
	Kuqezinjtë

Ora 15:00 Nis ndeshja Shqipëri- Zvicër. Topin e parë e luajnë kuqezinjtë. Kombëtarja shqiptare do të luajë me fanellën e kuqe, ndërsa Zvicra me fanellat të bardha.

	Kuqezinjtë
	Kuqezinjtë


(Momenti i golit të zviceranëve)

15: 00 Nis në stadiumin e Lensit ndeshja e shumëpritur, Shqipëri-Zvicër
"Euro 2016" ka nisur edhe për kuqezinjtë. Në stadiumin e Lensit në Francë startoi takimi i shumëpritur mes Shqipërisë dhe Zvicres, e vlefshme për grupin A të finaleve të kampionatit Europian. Në fushë janë 16 shqiptarë, 11 të Shqipërisë dhe 5 shqiptarë të Zvicrës. Ndërkohë ra në sy se lojtarët shqiptarë të Zvicrës nuk kënduan himnin zviceran, ndryshe nga lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit që e kënduan atë në kor. 

14:52 Kuqezinjtë dhe tifozët e dyzuar

Kuqezinjtë
Kuqezinjtë

14:50 Tirana gati, pritet vetëm starti i ndeshjes

Tirana

14:46 Kreu i Komunës së Prishtinës, Ahmeti në Francë

Ahmeti

14:45 Skemat në fushë të dy ekipeve

Shqipëria

14:44 Shqipëria gati për sfidën e madhe

Shqipëria

14:42 Përqafimi i dy vëllezërve Xhaka që emocionoi stadiumin
Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka janë takuar në nxehje para ndeshjes Shqipëri – Zvicër.

Granit Xhaka

14:40 I përjashtuari i De Biasit uron kombëtaren

Ballisti

14:35 Ballisti i dronit me mesazh për Shqipërinë

Ballisti

14:28 Veliaj: Ta skuqim sheshin “Nënë Tereza”

Pak minuta para ndeshjes kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbushin sheshin në mbështetje të kombëtares. “Mbrëmë ishte një natë fantastike në “Tirana Fan Zone”. Imagjinoni si do të jetë sot që luan Shqipëria. Mezi pres që qytetarët e Tiranës ta skuqin sheshin “Nënë Tereza”. Ne nuk e fshehim që duam të përdorim të gjithë këtë mundësi për të inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë të merren me sport”.

Veliaj

14:25 Zvicra zbret për nxehjen e fundit

Kombëtarja

14:20 Fanellat e Shqipërisë dhe Zvicrës

Kombëtarja
Kombëtarja

14:20 Formacionet zyrtare

Zvicra: Sommer, Djorou, Rodriguez, Schar, Xhaka, Seferovic, Mehmedi, Shaqiri, Xhemaili, Behrami, Lichtsteiner. Në formacionin e Zvicrës në fushë do të jenë 5 shqiptarë.

Shqipëria: Berisha, Cana, Mavraj, Agolli, Hysaj, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Roshi, Lenjani, Sadiku

14:05 Rama: Kuqezinjtë të japin në fushë gjithçka

Parku pas Kryeministrisë është kthyer në një mini stadium për tifozët kuqezinj në mbështetje të ekipit kombëtar. “Edhe pak më shumë se 90 minuta nga nisja e ndeshjes së parë të Shqipërisë në finalet e një kompeticioni ndërkombëtar futbollistik... Le të urojmë që Kuqezinjtë të japin në fushë gjithçka kanë dhe sido të dalë rezultati në fund, të na dhurojnë një shfaqje të denjë për mirënjohje e respekt” shkruan Rama.

 Rama

14:00 Kombëtarja në stadium

Ekipi kombëtar i futbollit ka mbërritur në stadiumin e Lensit, lojtarët janë përshëndetur me tifozët dhe janë gati për të kryer nxehjen e fundit para ndeshjes përballë Zvicrës.

 Kombëtarja


(Pamje nga brenda stadiumit)

13:45 Rama: Vigjilje drithëruese
Në prag të ndeshjes kryeministri, Rama që ndodhet në Francë përmes një statusi në rrjetin social Facebook përshkruan atmosferën dhe emocionet para sfidës së parë të kuqezinjve në Euro 2016.

 Kombëtarja shqiptare mbërrin në stadiumin në Lens

“Vigjilje drithëruese e të parës herë në histori që Shqipëria luan finalet. Cilido rezultati kjo është fantastike Forca Shqipëria” shkruan Rama.
 
13:30 Edhe Hashim Thaçi në Francë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë në stadium për të mbëshettur kombëtaren kuqezi në përballjen e parë, teksa shkruan “Rrugës për në Lens, bashkë edhe me aktorët Blerim Destani, Xhevdet Jashari dhe këngëtarët MC Kresha dhe Noizy, ku do të ndjekim nga afër debutimin historik të Shqipërisë në Euro 2016 përballë Zvicrës.

 Kombëtarja

29 nga gjithsej 46 futbollistë në fushë sot janë shqiptarë, gjë që rrallë mbahet mend të jetë shënuar në historinë e sportit më popullor në botë. Forca kuqezinjtë”. 

13:00 Franca pushtohet nga shqiptarët, dominojnë stadiumin e Lensit
Franca është ‘pushtuar’ sot nga mijëra tifozë kuqezinj që kanë udhëtuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora për të ndjekur dhe përkrahur kombëtaren në ndeshjen e parë përballë Zvicrës.

Qyteti i Lens ku luhet ndeshja sot ‘flet’ shqip, pasi mijëra tifozë kuqezinj të veshur me simbolet kombëtare kanë ‘pushtuar’ rrugët, sheshet dhe stadiumin ku do të luhet sfida me këngë, valle, brohoritje dhe thirrje në mbështetje të ekipit kuqezi.

Kombëtarja në ndeshjen e parë duket se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga fakti kur ka luajtur në shtëpi, pasi mbështetja është e njëjta. Në stadium pavarësisht faktit që biletat u shpërndanë në mënyrë të barabartë me tifozët zviceranë, pritet që të ketë më shumë shqiptarë. 

Ndërkohë që ka nisur hyrja e tifozëve në stadium, teksa kuqezinjtë kanë filluar shpalosjen e flamujve dhe banderolave pro kombëtares.

kombetarja
Kombëtarja shqiptare mbërrin në stadiumin në Lens
(Kombëtarja shqiptare mbërrin në stadiumin në Lens)

tifozet
Foto të tjera..

rama
Kombëtarja
Kombëtarja
Kombëtarja
Kombëtarja
Kombëtarja
Kombëtarja
Kombëtarja
Foto të tjera..

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak