Një nga lojtarët më të mirë në fushë për ekipin kombëtar ishte edhe debutuesi, Azdren Llullaku.
 
Lojtari justifikoi besimin e De Biasit duke treguar kualitet në fushë me aksione nga krahët, pasime të saktë dhe ndërhyrje vendimtare.
 
Pas ndeshjes lojtari shprehet se iu realizua ëndrra dhe është mjaft i kënaqur që debutoi me fanellën kuqezi.
 
E kisha ëndërr të kthehesha në kombëtare. Jam i kënaqur që u ktheva dhe e fillova me fitore. Më vjen mirë që trajneri ishte i kënaqur me paraqitjen time.
 
Kjo ishte ndeshja e parë, kisha më shumë emocione, por të jem edhe më mirë në të ardhmen
” deklaroi ai. 



dy.b/shqiptarja.com