Irlanda e Veriut ka arritur të fitojë ndaj Ukrainës në rezultatin 2:0. Sfida është luajtur në stadiumin ‘Stade des Lumieres’ të Lionit.
 
Golat janë shënuar nga futbollisti McAuley në minutën e 49’ dhe nga McGinn në minutën e 96’. Kjo është fitorja e parë për irlandezo-veriorët që janë debutues në këtë Europian.

Loja është dominuar nga futbllistët ukrainas, por e kanë pasur të pamundur gjetjen e rrugës së rrjetës. Fati u ka buzëqeshur irlandezëve të cilët në pak raste kanë arritur të shënojnë dy gola. Ndeshja është ndërprerë për disa çaste për shkak të reshjeve të denura të shiut. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin C të Kampionatit Europian. Kujtojmë që Irlanda e Veriut dhe Ukraina janë në grup me Gjermaninë dhe Poloninë.

Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Polonia kanë arritur të sigurojnë nga 3 pikë secila, ndërsa Ukraina është në prag skualifikimi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)