Deco konfirmon blerjen e madhe, drejtori i Barcelonës: Jemi shumë të lumtur, kemi një futbollist brilant

Deco konfirmon blerjen e madhe, drejtori i Barcelonës: Jemi shumë të lumtur, kemi një futbollist brilant

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës

Mediat katalanase kanë raportuar prej disa ditësh se Barcelona ka arritur marrëveshje me Athletico Paranaense (Brazil) për transferimin e sulmuesit 18-vjeçar Vitor Roque, i cili konsiderohet si investimi më i rëndësishëm strategjik i klubit në këtë merkato.

Transferimi thuhet se kap vlerën e 30 milionë eurove dhe klubi brazilian mund të arkëtojë të ardhura edhe nga bonuset, që do të thotë se në rastin më të mirë për Athleticon transferimi mund të arrijë në 61 milionë euro.

Transferimin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco. “Jam shumë i kënaqur, kemi një futbollist të madh”, u tha braziliani gazetarëve, por ai nuk kishte një përgjigje në pyetjen se kur klubi do ta konfirmojë zyrtarisht transferimin.

Barcelona nuk mund të regjistrojë futbollistë të rinj para se të shkurtojë shpenzimet për pagat e lojtarëve, madje gazeta "Sport" pretendon se Vitor Roque mund të transferohet në Barcelonë për shkak të këtyre problemeve vetëm në janar 2024.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik