PRISHTINË-Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e Ilir Dedës dhe të anëtarit të Vetëvendosjes, Ylli Hoxha. Ndërsa avokati i Dedës, Tomë Gashi, kërkesën për paraburgim të klientit të tij dhe të protestuesve tjerë, e ka quajtur skandaloze dhe tejet të politizuar.
“Është skandaloze se si një veprim tepër i politizuar për e z.Ilir Deda, Ylli Hoxha dhe protestuesit tjerë. Prokurorja Fikrije Fejzullahu mundohet ta mbulojë me një skandal tjetër politiko-juridik e paraqitje të kërkesës për caktimin e paraburgimit ndaj tyre pa asnjë arsye ligjore”, ka thënë ai.
DEDA DHE HOXHA NË GJYKATEN E APALEIT
Pas arrestimit si pjesëmarrës në protestat studentore, drejtori i institutit KIPRED, Ilir Deda dhe anëtari i VetëvendosjesYlli Hoxha, janë dërguar Gjykatën e Apelit, që është pjesë e Departamentit të Krimeve të Rënda.
Mbi ta rëndojnë akuzat për “Sulm ndaj personit zyrtar”, që në këtë rast nënkupton sulm ndaj policit. Ata u arrestuan 2 ditë më parë nga policia pasi ishin pjesëmarrës në protestën e organizuar nga studentët në kërkim të largimit të rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, raporton ‘Koha.net”..
Në momentin e arrestimit, Ilir Deda sipas filmimeve të një video ka qenë duke biseduar me policët, nga të cilët ka kërkuar që të hapin rrugën dhe të lejojnë hyrjen e protestuesve në objektin e Rektoratit.
Dje në orët e mbasdites dha dorëheqje nga posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës, të cilën Këshilli Drejtues i UP-së e ka pranuar.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com