Për Dedë Prengën, ish- zëvendësin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, marrja e territoreve të Ukrainës nga Rusia do të përbënte një precedentë të rrezikshme.

I ftuar në emisionin ‘Bota Report' në Report TV, ai tha se Rusia synon marrjen e territoreve, ku përfshihen 4 distrikte kryesore, ndërsa theksoi se po vepron në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare.

‘Nga 28 pikat e prezantuara të planit të SHBA ato janë redukltuar dhe kanë shkuar në 19 dhe në këto problemi kryesor qëndron mbi lëshimin e territoreve. Rusia ka objektiv marrjen e territoreve ku përfshihen 4 distrikte kryesore që përbëjnë një rrezik për Urkainën. Janë mijëra jetë të humbra të ushtarëve dhe kosto të lartë në dëme financiare.

Të gjitha territoret e 4 distrikteve, janë problematike për Ukrainën dhe jo vetëm për të por për mbarë sigurinë globale sepse do të përbente një precedent sepse asnjë s'na garanton se s'do të ndodh në të ardhmen një gjë e tillë. SHBA dhe BE i kanë garantuar Ukrainës sigurinë dhe mos cënimin e territorit të saj. Rusia në kundërshtim me çdo konvete organizoi atë që sot e quajnë operacion special, por operacioni nuk mund të zgjas 4 vite, ajo është luftë', tha ai.

I pyetur nëse Europa është e aftë të drejtojë NATO-në pa ndihmën e SHBA, Prenga tha se NATO do të pushonte së ekzistuari nëse kjo do të ndodhte.

'NATO do të pushonte së ekzistuari nëse SHBA tërhiqet nga roli i lidershipit dhe kontributit të saj. Do të ketë një tërheqje por SHBA do të jetë pjesë e kësaj aleance të madhe deri kur BE të jetë e përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësit ndaj çështjes së sigurisë', tha ai.