Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Sara dhe Bardhi

Këngëtari i njohur Bardhi së fundmi i ftuar në një emision televiziv ka rrëfyer se së shpejti do të publikojë një këngë që i ka dedikuar vajzës që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Po jetoj në Tiranë. Kam katër muaj këtu dhe po më pëlqen shumë. E kemi dhe shtëpinë në Kosovë, por s’po duam të kthehemi më duket.

Po më pëlqejnë shumë njerëzit, edhe qetësia që po marr kur dal rrugëve të Tiranës. Shumë dashuri dhe shumë suport ndoshta. Ndoshta dhe publikun e parë që kam pasur, e kam pasur në Shqipëri. Edhe thjesht energjia”, tha Bardhi.

Teksa u pyet për emrin e vogëlushes, ai nuk e tregoi, por tha se është një emër i shkurtër.

“Kemi vendosur. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni veshë, sepse e kam surprizë te kënga”, u shpreh këngëtari.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi