Almeda Abazi,e sukseshme,  e bukur dhe e ëmbël, ajo ka lindur pikërisht ditën e të dashuruarve, dhe s’kishte sesi të mos ishte e tillë.
Po në të njëjtën datë, një vit më parë Almeda vendosi kurorë më aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.

Urimi i bashkëshortit të saj për ditëlindje, na e rrëmben zemrën të gjithëvë:
“Më e pafajshmja, më e ëmbla, zemra e zemrës sime, më e bukura vajzë, …gruaja ime. Gëzuar ditëlindjen, sa mirë që linde! Shpresoj që Zoti të na japë sa më shumë përvjetore bashkë, rrugë të ëmbla ku të ecim bashkë, të kalojmë çdo sfidë të jetës duke mbajtur dorën e njëri tjetrit duke bërë që çdo ditë e jona të jetë e paqtë dhe e lumtur. Të dua shumë, vërtetë shumë!”, shkruan Tolgahan-i në një foto të publikuar në rrjetet sociale.
almeda abazi
(Urimi i Tolgahan Sayisman për bashkëshorten e tij Almedën)

Në i urojmë gëzuar ditëlindjen Almedës, dhe shumë vitë të lumtura së bashku me partnerin e jetës.

e.gj/Shqiptarja.com