TIRANE- Në komisionin e ligjeve deputetët e maxhorancës dhe të opozitës miratuan dekretin e presidentit Nishani për riemërimin në krye të Gjykatës Kushtetuese zotin Bashkim Dedja. Bashkim Dedja u propozua nga Nishani që të jetë drejtues i Kushtetueses për një mandat të dytë.
Relatori i çështjes, deputeti i PS-së Armando Subashi, vuri në dukje se Bashkim Dedja është kandidaturë e cila i plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe në mandatin e parë të emërimit të tij si anëtar në Gjykatën Kushtetese por pëlqimin e Kuvendit.Edhe Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së vlerësoi kandidaturën e Bashkim Dedës.
Para deputetëve, Dedja premtoi: "Do të bëj më të mirën e mundshme duke rritur rezultatin e punës".
Gjatë seancës dëgjimore Dedja kërkoi të ndërhyhet në ligjin organik për Gjykatën Kushtetuese.
“Ajo që ka ardhur duke u shtuar si problem është rënia e kuorumit në disa raste të pjesmarrjes së gjyqtarëve kushtetues në gjykimin e çështjes për shkak se një pjesë e gjyqtarëve vijnë nga gjyqësori, dhe natyrisht që ai gjyqtar që ka gjykuar çështjen në një shkallë gjykimi nuk mund ta gjykojë më në Gjykatën Kushtetuese. Dhe me ardhjen e 3 gjyqtarëve të rinj nga Gjykata e Lartë qëllon shumë herë që të 3 ato gjyqtarë mund të kenë qenë në të njëjtën çështje. Por, ndërkohë dhe ne që kemi ardhur nga gjyqësori kemi qenë në atë çështje në shkallë të ndryshme dhe ky kuorum bie. Mirëpo Gjykata Kushtetuese është e detyruar të japë vendimin, të zgjidhë çështjen. Të ndryshojë ligji organik për Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca e kaluar e ka pasur në axhendë ndryshimet në këtë ligj.”- tha Dedja
Bashkim Dedja është pyetur në komisionin e Ligjeve edhe për ndryshimet kushtetuese. “A ka kohë për të bërë ndryshime kushtetuese”-e ka pyetur deputeti Spartak Braho, por Dedja nuk ka pranuar të përgjigjet. “Do të isha i rezervuar për këtë çështje"- tha Dedja.
Kryetari i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafa vlerësoi rolin e Presidentit në mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturës.
I vetmi që ka kundërshtuar rikandidimin e Bashkim Dedes në krye të ketij institucioni ka qenë deputeti Bashkim Fino, kandidatura e kreut të Gjykatës Kushtetuese do të votohet gjatë seancës plenare të ditës së enjte .
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com