Një defekt në rrjetin e shpërndarjes ka sjellë për pasojë ndërprerjen për disa orë të energjisë në zonën ‘’Komuna e Parisit’’, ‘’Tirana e Re’’ dhe ‘’Ish Blloku’’.
 
Burime zyrtare pranë OSHEE thanë se për shkak të defektit u ndërhy menjëherë në kabinat elektrike të këtyre zonave. Pak pas shkëputjes u bë i mundur kthimi i energjisë në zonën e Komunës së Parisit, ndërkohë që u vazhdua me zonat e tjera. Sipas Operatorit të Shpërndarjes, defekti u eliminua tërësisht në orët e drekës me ndërhyrjen në kabinën e fundit të prekur nga defekti, pranë shkollës 11 janari.
 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com