Këputet kabulli në ashensorin e QSUT-së, barrelmbajtësi dhe pacienti bllokohen brenda dhe mbeten të lënduar! Në hetim tekniku dhe administrator i firmës (VIDEO)

TIRANË- Një nga 4 ashensorët në katin minus 1 të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT pësoi defekt gjatë mbrëmjes të së dielës, bashkë me pacientë dhe personel brenda tij.

Ngjarja është e mbuluar ende me mister, për sa kohë hetimet janë ende në zhvillim dhe reagimet e policisë dhe QSUT-të janë kontradiktore. Ndryshe nga njoftimi i policisë së Tiranës, se në ashensor ishte vetëm barrelisti dhe pacientja 80-vjeçare, Qendra Spitalore Universitare thotë se pacientja shoqërohej edhe nga infermierja.

Policia thotë se barrielmbajtësi dhe pacientja u bllokuan brenda në ashensor në katin -1 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme, rreth orës 23:30 dhe hapja e ashensorit është bërë e mundur me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Por QSUT thotë incidenti ndodhi në dalje nga ashensori. 

Report Tv mundi të hyjë brenda urgjencës dhe të konstatojë ashensorin e dëmtuar, tashmë jashtë funksionit. Shiritët e policisë janë hequr, ndërsa ashensorët e tjerë janë në punë siç konstatohet lehtësisht nga butonët e ndezur.

Në këtë incident pacientja dhe barrielisti pësuan lëndime, të cilët sipas QSUT morën ndihmën e infermierit dhe të stafit mjekësor.

“Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Për këtë ngjarje që fatmirësisht nuk u shndërrua në tragjedi, burime nga policia thonë për Report Tv se në komisariatin numër 4 u shoqërua tekniku i ashensorit për tu marrë në pyetje nëse ka plotësuar të gjitha kushtet teknike të mirëmbatjes, dhe të njëjtat burime flasin se ashensorit i është këputur një prej kavove.

Megjithatë, QSUT në një deklaratë publike tha se “të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi”. Policia vuri në hetim në gjendje të lirë teknikun për mirëmbajtjen e ashensorit dhe administratorin e firmës që ka fiuar tenderin, Ardian Sulollari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Del foto e ashensorit pas incidentit në QSUT, pllakat e lara me gjak pas dëmtimit të pacientes

1652712147_ashensori.jpg

Report Tv ka siguruar foton e ashensorit pak pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar. Në foto duket edhe gjaku në tokë pasi është dëmtuar pacientja që po transportohej me barelë.

Ora 12:40
Dy persona mbetën të plagosur, ‘Sulollari Klima’ është kompania që mori tenderin për mirëmbajtjen e ashensorëve në QSUT

Tenderin për shërbimin e mirëmbajtjes së ashensorëve në QSUT e ka fituar kompania private “Sulollari Klima” dhe data e lidhjes së kontratës me afat 24 muaj është 31 dhjetor 2021 me vlerë 2 milionë e 406 mijë e 270 lekë me TVSH. Nga ekstrakti në QKB, kompania “Sulollari Klima” thotë se është e specializuar për kondicionerë e kaldaja, ashensorë etj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 10:44
Ashensori në QSUT u këput dhe ra, vihet në hetim tekniku dhe administrator i firmës

1595439401_qsut3.jpg

Policia ka vënë në hetim teknikun Ermal Braja dhe administratorin e firmës së ashensorit Ardjan Sulollari, për ngjarjen e regjistruar në QSUT

Ashensorit pritet t'i bëhet ekspertiza e plotë për të zbardhur shkaqet. Si pasojë e rënies është këputur njëra prej kavove, pasi ashensori në momentin e dëmtimit ka qenë në ngjitje.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasit: - E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;  - A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve. 

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin "Nënë Tereza", në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftim. 

Ora 08:56
Bllokimi i ashensorit, reagon QSUT: Janë në një sistem mirëmbajtje të plotë, pritet ekspertiza e mëtejshme për shkakun

1613823507_qsut1.jpg

QSUT ka reaguar pas incidentit që ndodhi brenda ambienteve të spitalit, ku ashensori pësoi defekt dhe për pasojë, mbetën të lënduar pacientit dhe barrelmbajtësi. QSUT thotë se ashensorët janë me një sistem mirëmbajtës të plotë nga kompania kontraktore, ndërsa për incidentin, pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun.

‘Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve.

Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.

Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.

Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.

QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.’- njofton QSUT.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/05/2022 01:44

    Pavaresisht kontradiktave ne deklaratat e dhena dhe hetimeve qe do te behen,duhet thene qe te plagosurit ishin me te vertet me fat.Imagjinoni sikur i njejti incident te kishte ndodhur ne ndonje kulle.

    Përgjigju
  • Agjenti: 16/05/2022 12:09

    Sdo shume shkence. Kompania qe e ka instaluar, a jane kryer kontrolle periodike dhe cilesia e materialit. Per me shume mund te shikojne dhe kamerat nqs e kan perdorur vet spitali per transport gjerash te renda.

    Përgjigju
  • Qytetar: 16/05/2022 09:52

    Sherim te shpejte te dyve. U priska ekspertiza , po kush e ben ekspertizen? Ata privatet qe merren me mirembajtjen? Pacientja, pasi te dale nga spitali, duhet urgjentisht te ngreje padi kunder QSUT per plagosjen, tronditjen psiqike dhe demet ekonomike qe rrjedhin nga ngjarja. QSUT pastaj le te ngreje padi kunder firmes private po te doje. Vetem keshtu do mesohen derrat t’i bejne kontrollet e riparimet pa hile. Vetem tek kuleta iu djeg derrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë