UKT njofton se për shkak të defektit në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, ka reduktim të furnizimit me ujë në zonat.

Më poshtë në njoftim thuhet secila zonë e cila është përfshirë nga ky defekt. Skuadrat e UKT ndodhen në terren dhe po punojnë për të kthyer gjendjen e ujit në normalitet sa më shpejt.

Njoftimi i UKT-së:

Per shkak të difektit në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, kemi reduktim të furnizimit me ujë në zonat e mëposhtme:

 Sauk-Rruga "Ramazan Begu"

 Sauk-Rruga Elbasanit

 Mjull-Bathore (Palush)

 Farkë e vogël (Lagjia Daxhit)

 Farkë e vogël (Fshati i ri)

 Farkë e vogël- Rruga Tuneleve

 Farkë e vogël (Lagjia Saukbalve)

 Skuadrat tona ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të kthyer gjendjen e ujit në normalitet sa me shpejt!