Defekt në sistemin online, gjobiten 
pa të drejtë 90% e biznesëve, do falen

Defekt në sistemin online, gjobiten <br />pa të drejtë 90% e biznesëve, do falen
Për shkak se u shoqërua me një fushatë krejt të dobët sensibilizimi sistemi i ri online i tatimeve që ka nisur aplikimin që në muajin janar të këtij viti ka gjobitur masivisht biznesin.
 
Nga burimet zyrtare në Ministrinë e Financave numri i tatimpaguesve që janë dënuar me gjoba për mos deklarim në afat të deklaratave tatimore është thuajse 90%.
 
Ministria e Financave në një relacion të derguar në Kuvend për procedurat tatimore argumentoi se gjobat masive u prodhuan në periudhën kohore që përkon me përshtatjen e tatimpaguesve me sistemin e ri, ndaj është propozuar edhe falja e tyre.
 
Dikasteri i Canit ka evidentuar se, vënia e gjobave në mënyrë kaq masive cenon besimin e tatimpaguesve ndaj administratës tatimore dhe reduktimin e nivelit të vetëdeklarimit të detyrimeve tatimore dhe së fundi numri i apelimeve është shumë i madh në një kohë shumë të shkurtër, gjë që sjell pamundësi nga ana e Drejtorisë së Apelimit Tatimor për shqyrtimin e të gjitha këtyre ankesave
 
Gjithashtu Ministria e Financave pranon se periudha ishte e shkurtër që tatimpaguesit u vunë në dijeni për sistemin e ri online , duke prodhuar pamundësinë e kryerjes së deklarimeve në periudhën janar 2015, gjë e cila solli dënimin me gjoba të shumta për tatimpaguesit.
 
Në nenin 22 të projektligjit të procedurave tatimore është shtuar një nen i ri, neni 133/1, ku propozohet që tatimpaguesve, të cilët me implementimin e sistemit të ri të iT, edhe pse nuk kanë pasur përgjegjësinë tatimore për një tatim apo taksë të caktuar, janë ngarkuar me këtë përgjegjësi dhe për pasojë janë evidentuar si debitorë pranë administratës tatimore, u falen gjobat dhe interesat e përllogaritura.
 
Me fillimn e zbatimit të sistemit të ri të iT së administratës tatimore u ngrit shqetësimi lidhur me dënimet që iu janë vënë tatimpaguesve në momentin e vënies në funksion të sistemit tatimor C@TS. Për sa i përket vitit 2014 janë nxjerrë 2.550 vendime dhe vetëm për periudhën prill-maj 2015 janë adresuar pranë kësaj drejtorie 4.582 ankime, periudhë e cila përkon me përdorimin e këtij sistemi. Dënimet janë aplikuar për sa më poshtë:
 
1) Për disa lloje të caktuara tatimesh apo taksash, të tilla si tatimi në burim apo taksa kombëtare, tatimpaguesit janë regjistruar vetë nga administrata tatimore pa qenë në dijeni, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në RSH”, neni 32, “E drejta për 17 njoftim”.
 
Regjistrimi për këtë përgjegjësi tatimore nga vetë administrata tatimore, detyrimisht duhet t’u njoftohej tatimpaguesve dhe këta të fundit duhet të viheshin në dijeni për mënyrën dhe periudhën e dorëzimit të formularëve të deklarimit dhe pagesës së tatimit në burim. Me implementimin e sistemit të ri tatimor dhe ndryshimet e legjislacionit, tatimpaguesit duhet të deklarojnë tatimin në burim çdo muaj (edhe në rastet me vlerë 0), ndryshe nga si veprohej më parë. Për këtë arsye janë vënë penalitete për mosdeklarim të detyrimeve tatimore.
 
2) Një vend të rëndësishëm për sa u përket kërkesave ankimore zënë edhe gjobat e mbartura ndër vite për të cilat tatimpaguesit nuk kishin qenë në dijeni (pasi administrata tatimore nuk nxjerr njoftim) dhe që u bënë evidente me vënien në përdorim të sistemit të ri. Këto gjoba në disa raste përfshijnë dhe dënimet të cilat ishin falur me ligjin nr.9986, datë11.9.2008./MONITOR/


Redaksia Online 
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet