Pezullohen lundrimet nga Brindisi drejt Vlorës. Pezullimi i lundrimeve është prej më shumë se 15 ditësh, shkak për këtë është bërë një defekt i rëndë ku si pasojë është krijuar një kosto mjaft e madhe për pasagjerët, por më shumë për biznesin.
Kryetari i degës së përpunimit në drejtorinë e Portit të Vlorës Festim Skëndaj ka sqaruar se ka ndodh një defekt dhe është duke punuar, dhe së shpejti trageti do të jetë në portin e Vlorës.
Por kjo është një kosto për të gjithë shprehet Skëndaj.
“Shqetësimi që keni ju është shqetësimi jonë më i madh, sepse Porti Detar i Vlorës nuk është se përfaqëson thjesht një shoqëri aksionere për të nxjerrë rrogat por është në shërbim të të gjithë qytetarëve që kërkojnë tu shërbejë për gjithë jugun e Shqipërisë dhe më gjerë. Ky problem vjen pasi aktualisht në portin e Vlorës operon vetëm një kompani trageti i së cilës ka një defekt në motorin kryesor, sipas informacionit që ne kemi nesër në darkë trageti do të fillojë operimin për të ardhur të mërkurën”, tha ai.
Nuk është hera e parë që tragetet që operojnë nga Vlora në Brindisi të sjellin shqetësime, pasi në portin e Vlorës operon vetëm një traget dhe ai nëqoftëse pëson defekt penalizon shumë qytetarë dhe biznese.
Edhe para pak kohe po e njëjta situatë me tragetet që operojnë me Vlorën, ku për pak kohë u vendos një traget i dytë, por dhe ai pak muaji operoj me Vlorën dhe u largua duke e lënë sërish portin e Vlorës me një traget.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO