Mbrëmë rreth orës 20:00 në linjën 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion ka pasur një shkëputje të energjisë duke lënë pa rrymë zonën juglindore të kryeqytetit për më shumë se 20 minuta. Teknikët e OSHEE kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë riparuar dëmin duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike.
OSHE konfirmon për Report Tv se ekspertët kanë gjetur shenja plumbi në kabullin elektrik e për këtë i është drejtuar organeve të rendit. Ndërkohë të kontaktuar me herët përfaqësuesit e OSHEE pohuan se kishim të bënim vetem më një defekt teknik mbrëmjen e së hënës dhe jo se kabujt elektrikë ishin qëlluar më armë zjarri.
Ndërkohë në njoftimin e dytë OSHEE sqaroi se edhe mbrëmjen e së hënës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të nënstacionit të Babrrusë. Ndërkohë mister mbeten motivet e këtij sulmi teksa është e qartë se kemi të bëjmë më një incident të qëllimshëm. Autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Linja e energjise e qelluar me arme zjarri
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO






