'Defender 2021', SHBA publikon pamje gjatë stërvitjes më të madhe ushtarake në Durrës: Si shpëtohen njerëzit në det

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21” vijon në Portin e Durrësit, ndërsa sot ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar pamjet e momenteve të trajnimit të forcave. Trajnimi i ekuipazhit përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det.

“Anija e Furnizimit Logjistik e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara James A. Loux zhvilloi manovra dhe trajnime stërvitore në detin Adriatik pranë Durrësit fundjavën e kaluar. Trajnimi i ekuipazhit përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të marrë një anëtar të bordit të ekuipazhit, i cili simulonte mbytjen në det. Anija James A. Loux është në Portin e Durrësit për Stërvitjen Defender Europe 21, si pjesë e operacionit të përbashkët të logjistikës nga deti në breg, për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bob Hope në Shqipëri”, shkruan ambasada.

‘Defender Europe 21 është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Më 4 maj është bërë ceremonia e nisjes së stërvitjes, ku e pranishme ka qenë edhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka tha se SHBA nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve dhe se do të qëndrojë krah Shqipërisë gjithmonë. Ndërsa kryeministri Rama tha se marrëdhëniet tona me SHBA  janë të shkëlqyera dhe se kkjo stërvitje do të shërbejë për ti ngjitur në pikën më të lartë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asabej: 12/05/2021 10:03

    stervitja me e madhe me nji peshkarexhe ,,, hajde hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia