'Defender 21'/ Kim pret ushtarët amerikanë: Do trajnojnë Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen

'Defender 21'/ Kim pret ushtarët amerikanë: Do trajnojnë Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen

 Ambasadorja e SHBA-s Yuri Kim pret ushtarët Amerikan

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-s Yuri Kim ka mirëpritur sot ushtarët amerikanë të cilët do të bëjnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura shqiptare për stërvitjen 'Defender 21'. Nëpërmjet një postimi në 'Twitter', Kim shkruan se ushtarët do të ndihmojnë Shqipërinë për stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr nga SH.B.A.

Sipas Kim, stërvitja 'Defender 21' do të provojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t'u vendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar. Ushtarët gjithashtu do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara. 

"Krenar për të mirëpritur ushtarët amerikanë për të ndihmuar Shqipërinë ndërsa përgatitemi për stërvitjen më të madhe ushtarake shumëpalëshe të udhëhequr nga SH.B.A, në Ballkanin Perëndimor. Defender21 do të provojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t'u vendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar", shkruan Kim.

Postimi i Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim 

Report Tv ka zbardhur më herët dokumentin ku është i detajuar plani stërvitor nën komandën amerikane pjesë e së cilës do të jenë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë.  Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’ prej datës 13 maj deri më 21 maj. Faza e dytë e koduar 'Saber Guardian' prej datave 16 maj deri më 10 qershor si dhe 'Immediate Response' prej datës 17 maj deri më 2 qershor 2021.

Përgatitja e terrenit për kryerjen e kësaj stërvitje më të madhe në territorin shqiptar dhe për herë të parë nga anëtarësimi në NATO i vendit tonë para 12 viteve do të nisë që në muajin prill 2021. Për herë të parë mbi qiejt dhe ujërat territoriale shqiptare që nga lufta e Kosovës do të patrullojnë avionë e anije luftarake, ku pjesë e planit janë:

12 helikopterë shumërolësh, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarkake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake, avionë transporti dhe personel mallrash. Flota ajrore ushtarake në këtë stërvitje zë një vend të veçantë ku në Rinas do të zbarkojnë: 10 avionë luftarakë F15, 2 avion F16, 2 avion F35, 3 avion KC-135, 7 helikopterë patrullim shpëtimi dhe një avion patrullimi.

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021, në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Kosto e kësaj stërvitje për shtetin shqiptar që do të angazhoj 960 trupa dhe infrastrukturën arrinë në 436 mijë euro ndërsa për 3100 ushtarakët nën komandën amerikane dhe lëvizja e mjeteve të tyre do të përballohet nga amerikanët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja