Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë është gati të ngrejë siparin, ndërsa Porti kryesor i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontejnerësh dhe kamionësh të mëdhenj përpara stërvitjeve të NATO-s.

Ndërsa shkruan pikërisht për këtë ngjarje, Associated Press thotë se një përqendrim i tillë automjetesh ushtarake nuk ishte parë në vendin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke publikuar edhe disa foto nga zbarkimi në Portin e Durrësit.

"Kanë qenë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës nga anija USHNS Bob Hope gjatë ditëve të fundit. Këto të fundit do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”. Kjo stërvitje ka në fokus parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve", shkruan Associated Press.

Defender-Europe këtë vit ka përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se një duzinë kombesh, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkanin.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1.000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti "një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Ministri rus i Mbrojtjes, i shqetësuar nga zbarkimi amerikan në Shqipëri: Po monitorojmë

1619888955_1920pxSergeyShoyguInnovationDay2013part1.width800iUYUijP.jpg

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i madh forcash dhe pajisjesh ushtarake amerikane për stërvitjen 'Defender Europe 2021'.

Por kjo nuk shikohet me sy të mirë nga Rusia.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, i cituar nga RIA Novosti, mësohet se është shprehur se Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe".

 “Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit. Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake”, tha ai para disa ditësh.