Ndërsa na ndajnë dhe pak ditë nga stërvitja më e madhe amerikane do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill-20 qershor 2021, sot kanë mbërritur në Durrës 2 anijet e para me mjete logjistike që do të përdoren për stërvitjen.
Anijet amerikane që janë ankoruar pasditen e sotme, në portin e Durrësit kanë sjellë mjete logjistike të nevojshme që do të përdoret në një nga stërvitjet më të mëdha ndërkombëtare që zhvillohen edhe në territorin e vendit tonë, por edhe në Europë.
Mbi 3 mijë ushtarë amerikanë vijnë në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 prillit, në kuadër të kësaj stërvitjeje. Report Tv më herët ka siguruar dokumentin ku është i detajuar plani stërvitor nën komandën amerikane pjesë e së cilës do të jenë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë. Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’ prej datës 13 maj deri më 21 maj. Faza e dytë e koduar 'Saber Guardian' prej datave 16 maj deri më 10 qershor si dhe 'Immediate Response' prej datës 17 maj deri më 2 qershor 2021.
Përgatitja e terrenit për kryerjen e kësaj stërvitje më të madhe në territorin shqiptar dhe për herë të parë nga anëtarësimi në NATO i vendit tonë para 12 viteve do të nisë që në muajin prill 2021. Për herë të parë mbi qiejt dhe ujërat territoriale shqiptare që nga lufta e Kosovës do të patrullojnë avionë e anije luftarake, ku pjesë e planit janë:
12 helikopterë shumërolësh, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarkake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake, avionë transporti dhe personel mallrash.
Anijet që sollën mjetet logjistike
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor, 18:42
-
Trump do t’u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së
21 Dhjetor, 16:55
-
Nata e ndërrimit të viteve në Durrës, bullgarët e polakët kryesojnë rezervimet në hotele! Operatori turistik: Çmimet u rritën me 10%
21 Dhjetor, 11:37
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09