Defender Europe 2023 në Shqipëri/ Nënkoloneli Hide: Stërvitjet e tilla synojnë të tregojnë aftësinë për të vepruar si ‘trup i vetëm’

Prej 22 majit në Shqipëri ka nisur stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” që ka sjellë në vendin tonë 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së të cilat për një muaj rrjesht, deri në 22 qershor. Duke u shprehur lidhur me veçoritë e kësaj stërvitje që mbahet për të dytin vit rradhazi në Shqipëri, Kliton Hide nënkoloneli i Forcave të Armatosura u shpreh se stëritjet tokësore mbështeten edhe nga ato detare dhe ajrore.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Hide tha se stëritje të tilla organizohen për të përmirësuar aftësinë që forcat e armatosura shqiptare dhe ato të aleatëve të jenë të afta të veprojnë ‘si një trup i vetëm’ në rast nevoje.

“Është kryesisht stërvitje tokësore por mbështetet edhe nga akvititetet detare dhe ajrore. Stërvitjet e tjera janë të tilla që tregojnë aftësinë e forcave të armatosura shqiptare dhe të huaja për të vepruar si trup i vetëm”- tha nënkoloneli.

Ai theksoi se Shqipërisë i është caktuar nga SHBA krijimi i një strukture në nivel brigade e quajtur ‘task force south’ që vepron në vendin tonë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën që do të bashkëpunojë me të njëjtën strukturë në Kroaci dhe Slloveni.

“Një veçori e veçantë është që Shqipërisë i është caktuar nga SHBA-të krijimi i një strukture në nivel brigade e quajtur ‘task force south’. Kjo strukturë kryen veprimtarinë si një njësi e vetme në shtete të veçanta. Ushtron veprimtarinë në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë. Ka bashkëpunim me të njëjtat forca në Kroaci dhe Slloveni”- shtoi Hide.

Në përfundim, nënkoloneli tha se qëllimi i këtyre stërvitjeve të përbashkëta, është që të zgjidhet çdo lloj problemi që mund të shfaqet në të ardhmen.  

Rreth 7 mijë  trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10  vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë  pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.

Sipas Pentagonit, “Defender Europe 2023” është krijuar për të demonstruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake për të siguruar aleatët, për të penguar ata që do të kërcënonin paqen e Evropë dhe të mbrojë kontinentin nga agresioni. Kujtojmë që të njëjtën stërvitje Shqipëria e priti edhe dy vite më parë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?