Dega e PD Berat: Rikthehen në punë
3 doganierë të arrestuar në qersho

Dega e PD Berat: Rikthehen në punë<br />3 doganierë të arrestuar në qersho
Vendimi i Drejtorisë së Doganave për të rikthyer në detyrë  3 punonjës të doganës në Berat, të arrestuar në muajin qershor, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i gjykuar në gjendjë të lirë, është kundërshtuar nga dega e PD-së në Berat.

Dega e PD-së në Berat, nëpërmjet Gazmend Azizit, deklaroi se arrestimet u trumbetuan me të madhe nga qeveria si pjesë e suksesit të luftës ndaj korrupsionit dhe kontrabandës, por çudia nuk zgjati shumë. Sipas degës së PD në Berat, vendimi për rikthimin e tyrë në punë është marrë për të fshehur provat.

Arrestimet u trumbetuan me të madhe nga qeveria si pjesë e suksesit të luftës ndaj korrupsionit dhe kontrabandës, por çudia nuk do të zgjaste shumë, pasi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për tu gjykuar në gjendje të lirë dhe dhënies së masës “detyrim paraqitje”, Drejtoria e Doganave i rikthen ata në punë”, deklaroi Gazmend Hazizi.

Në qershor u arrestuan 3 punonjës së Doganës së Beratit dhe drejtori i këtij institucioni, Elvis Plaku. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, tashmë ata do të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “ shpërdorim detyre”, “korrupsion”  dhe “kontrabandë në bashkëpunim”.

Sipas PD Berat, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm 1 milionë dollar në doganën e Beratit.
 
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima