Demokratët e Roskovecit iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Partisë Demokratike për degën e tyre, garë e cila u fitua nga kandidati Emels Xhaxha me 299 vota në favor. Xhaxha sfidohej në garë nga kandidatja Viola Çepele

Votimi filloi në orën 8 :00 dhe përfundoi në orën 18:00. Sipas informacioneve procesi ka vijuar pa probleme.

Procesi i votimit për kreun e ri të degës së PD u zhvillua edhe në Patos, ku 624 anëtarë morën pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit për një mandat katërvjeçar. Në një garë me tre kandidatë , Pëllumb Hoxhaj u zgjodh në krye të degës së PD Patos. Procesi i votimit u zhvillua i qetë pa asnjë incident.