Dhunë në ndeshjen Tirana- Vllaznia, VIDEO nga momenti kur tifozët marrin fikëset e zjarrit, sulmojnë njëri-tjetrin në Air Albania, ndërhynë FNSH! FSHF dështon para syve të UEFA-s

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka dështuar në sytë e UEFA-s për sigurinë në stadiumin Air Albania. Ndeshja e sotme Tirana-Vllaznia ka degjeneruar në dhunë dhe përplasje mes tifozerive, duke shkatërruar ambientet brenda stadiumit.

Teksa pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, në minutat e pushimit tifozët e Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë marrë fikëset e zjarrit të vendosura atje dhe kanë sulmuar tifozët e Vllaznisë. Si kundërpërgjigje, tifozët kuqeblu ka thyer stola e xhama për t’i gjuajtur.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të vënë situatën në  kontroll. Policia arriti të identifikonte disa prej tifozëve që shkaktuan këto trazira, duke i shoqëruar. Sipas Kodit Penal, nga 25 shtatori 2019 kush kryen dhune në stadium dënohet me 3 vite burg.

Pjesa e dytë nisi me 15 minuta vonesë, duke vendosur mbylljen e ndeshjes 0-0. Kjo ndeshje po monitorohej për sigurinë nga ekspertët e UEFA-s, pasi në stadiumin Air Albania do të luhet finalja Conference League.

Kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Ernest Koçi nëse një incident i tillë vë në pikëpyetje finalen e madhe, FSHF është shprehur se nuk ka ndikim.

"Nuk kanë ndikim, incidentet ndodhin kudo. Finalen e organizon UEFA vetë, organizimi i tyre është thuajse perfekt. Ekspertet vijnë e shohin në praktikë, një ndeshje në stadiumin e finales, është vizitë rutine, do këtë edhe shumë të tjera", tha FSHF, megjithatë mbetet për t'u parë.

Kjo ndeshje që në momentin kur u hapën dyert për futjen e tifozëve nisi me problematika dhe dështim të sigurisë, pasi shumë tifozë nuk mundën të hynin në stadium. Kjo pasi në moment të fundit, tifozëve u është kërkuar karta e identitetit. Kjo i ka kapur të papërgatitur shumë prej tyre dhe për rrjedhojë kanë humbur mundësinë për t'u futur në stadium.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Eksperimentet e UEFA-s me Air Albania, tifozët mbesin jashtë për derbin Tirana-Vllaznia

Masat e sigurisë të shtuara janë bërë pengesë qe shumë tifozë të humbasin ndeshjen derbi Tirana-Vllaznia këtë të shtunë në Air Albania.

Për shkak se ekspertët e UEFA-s po bëjnë prova për Conference League, finalja e së cilës do luhet në maj në Air Albania, tifozëve u është kërkuar në momentin e fundit karta e identitetit. Kjo i ka kapur të papërgatitur shumë prej tyre dhe për rrjedhojë kanë humbur mundësinë për tu futur në stadium.

Për rrjedhojë klubi i Tiranës shpërndau edhe një njoftim për mediat ku thuhet:

"Pershendetje!  Ne prag te ndeshjes KF Tirana-KF Vllaznia klubi njofton te gjitha mediat se kordoni policor nuk lejon tifozerine per tu futur ne stadium. Thirrje qe i behet te gjitha mediave per komunikimin dhe mbulimin e ketij rasti."

UEFA po mban nën monitorim stadiumin duke bërë prova që të jetë gati për në maj për finalen europiane.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 16/01/2022 22:28

    Keto tifozat e Tiranes nuk zejne mend, edhe para 6 vitesh u rrahen si gomari ne duhan ne Shkoder, dhe prap bejne si huligane. Mire ja bene tifozat e vllaznise qe ja futen me stola kokes.

    Përgjigju
  • Porta: 16/01/2022 10:13

    FSHF i perkdhel tifozat e Tiranes ka shum vite,kudo dhune dhe shkaterrojn stadiumet neper rrethe,por koha ka vertetu qe gjithmon ka nje her te pare nga kunderpergjigja e tifozave vendas kur ta shohin nejher veten te rrethuar si Turqit nga Skenderbeu cfar do bajn??

    Përgjigju
  • F-35: 16/01/2022 09:15

    E turpeshme dhe e neveritshme! Nuk eshte e drejte te krahasohen me kafshet, pasi edhe kafshet nuk bejne veprime kaq te uleta!

    Përgjigju
  • 136: 16/01/2022 02:24

    po kur te digjet motra more shtaz pylli,si do e ndihmosh motren. Kur do boheni njerez o kafsh tizoluara ninjorancen e kokes tuj

    Përgjigju
  • Alb: 16/01/2022 00:12

    Si futbolli edhe shteti neveri.

    Përgjigju
  • Një: 16/01/2022 00:07

    Të ndëshkohen derisa të ven mend! Këto sjellje shtazore nuk mund të tolerohen.

    Përgjigju
  • FSHF: 15/01/2022 22:57

    Masa me e mire qe duhet te merret per ekipin e Tiranes eshte nje gjobe e majme dhe zbritja dy kategori me poshte qe te zere end njehere e mire.

    Përgjigju
  • Ola: 15/01/2022 22:53

    C lidhje. Dhe ca faji ka ai qe organizon me ca pa... Ka... Qe i shef kudo ne cdo ambjent dhe une te isha presidente federates kur kto nuk kan mend s kisha si t ja jepja te mijat ose kur mungesen e kultures e kane nga familja tyre s do ja zevenedesoja une megjithate ne kete jete mund te beni rrumpalle ne jeten pas ksaj si dihet ne ca ferri do perfundoni. Por atje nuk ka fikse zjarri qe ju merr persiper

    Përgjigju
  • Gabs: 15/01/2022 22:12

    Cdo ndeshje qe ku luan Tirana, degjeneron ne dhune. Vetem Tirana e ka kete problem. Pse nuk penalizohet dhe pezullohet? Ndeshjet e vllaznise me partizanin, nuk kane dhune.

    Përgjigju
  • drini: 15/01/2022 22:08

    Kafsheria e tifozeve te tiranes eshte i perseritur prandaj ndeshkimi duhet te jete ekstrem....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS