Dëgjesa me kandidatët për Këshillin e BSH, Bode: 'Zhvishem' nga politika, do jap kontribut efektiv

Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar sot seancat dëgjimore me 3 kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ish-ministri i Financave në kohën e PD, Ridvan Bode premtoi një qasje tërësisht jopolitike gjatë funksionit të tij, nëse zgjidhet anëtar. Një performancë më të mirë pune në politikat monetare, premtuan edhe kandidatet Suela Popa dhe Edlira Luçi.

“Unë mendoj se me eksperiencën dhe formimin si ekonomist dhe filozofik do të kontribuoj në një debat konstruktiv, të shëndetshëm dhe të dobishëm. Unë e marr ftesën i zhveshur nga të gjithë ngarkesat politike, dhe do kontribuoj, që ajo politikë të jetë më e mira dhe më e drejta për reformat e vendit.

Unë kam formimin tim ideologjik dhe orientimin tim filozofik dhe do te jem besnik” deklaroi Bode para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë. Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi  u propozuan nga kryeministri Edi Rama për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/12/2018 16:44

    Bode e meriton te jete anetar i bordit te BSH , se ka eksperuencen e piramidave , privatizimeve korruptive dhe falimentimin e financave shqiptare kur u zbyth PD dhe qeverine e mori timonieri . Pra PS ,eshte krhyer ne ciflig te Rames qe pertej te majtes dhe te djathtes mund te beje cfar ti teket . Rilindja eshte fundi i PS . Lindi si shprese por po zvenitet cdo ditene sy te shqiptareve nga menyra si vepron dhe vendos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?