Sot është zhvilluar dëgjesa e artistëve me kryebashkiakun Veliaj dhe ministren Kumbaro lidhur me projektin e Teatrit Kombëtar.

Gjatë dëgjesës ka pasur jo pak replika mes aktorëve lidhur me mendimet e tyre për projektin e diskutuar. Disa nga aktorët kanë qënë pro shembjes së teatrit dhe disa të tjerë kundra, gjë që ka ngjallur shumë polemika mes tyre.

Dy aktorët Arben Derhemi dhe Laert Vasili kanë shkëmbyer replika mes tyre. Derhemi i ka dalë ‘krah’ dhe ‘zot’ teatrit, duke e cilësuar si një identitet tironas, dhe kullat 40 katëshe i ka cilësuar jo vizionare.

Tironsit duhet të kenë një identitet, dhe të mos harrojmë kullat 40 katëshe janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.

Arben Derhemi, aktor

Ndërsa Vasili i është përgjigjur duke i thënë që Teatri nuk është vetëm i Tionësve por i të gjithë shqiptarëve.

Teatri kombëtar nuk është i tironsve lale po i gjithë shqiptarëve. Racizmi këtu është më i frikshëm se racizmi që kam  ndjerë në Greqi.

Laert Vasili, aktor