Një situatë e paprecedentë e regjistruar disa ditë më parë një emisionin “Për’Puthen” në ekranin e Top Channel, ka nxitur një debat të madh publik lidhur me filtrat televizive, dhunën seksuale dhe mbrojtjen e viktimave.
Aktori Laert Vasili ka puthur me dhunë një prej konkurrenteve të emisionit, si për t’i demonstruar njërit prej djemve së çfarë duhet të kishte bërë në takimin që kishte zhvilluar me të. Në moment vajza duhet e hutuar për atë ç’ka ndodhi dhe më pas është moderatorja e emisionit që e largon nga skena. Pas kësaj ndodhie, Laert Vasilit i është kërkuar të largohet nga programi, pa u qartësuar nëse largimi do të jetë i përhershëm.
Por, vlen të theksohet se emisioni i Për’Puthen është i regjistruar paraprakisht dhe se ka ekzistuar mundësia që e gjithë kjo skenë, apo ky sulm seksual të mos transmetohej. Ajo ç’ka bën tjetër habi, është sesi vajzat e tjera zgjedhin të qeshin dhe të duartrokasin veprimin e aktorit.
Komente











Emisjon kur....sh
PërgjigjuTe behet kallezim penal! Shqipfoles acarues qe shpenzon gjithe kohen duke dhene leksione mbi moralin e shqiptareve nderkohe qe jep nje shembull skandaloz! Futeni te e njejtja qeli ku ishte Fredi Beleri
PërgjigjuGjesti i Laertit eshte krejt brenda standardit te atij emisioni, gjest sa per te krijuar buje, aspak dashakeq. Ai eshte aktor/artist edhe e koncepton skenen si teater.
Përgjigju