Aktor Laert Vasili ishte një ndër shqiptarët e shumtë të nisur nga Tirana për të marrë pjesë në protestën e studentëve shqiptarë të Jurisprudencës që kërkojnë mbajtjen e provimeve në gjuhën shqipe.

Gjatë një intervistë me Report TV, Vasili ndau emocionet e pjesëmarrjes në këtë protestë, që ai e përshkroi si të jashtëzakonshme.

“Sapo isha në protestë në qendër të Shkupit të Nënë Terezës. Po mundohen të mohojnë gjuhën e Nënë Terezës. Gjendja ishte shumë emocionale sepse studentë nga të gjitha viset e Shqiptarisë ishin të mbledhur këtu për të protestuar për gjuhën amtare, për një të drejtë që ligji dhe Marrëveshja e Ohrit e kanë konfirmuar. Di që në kufi janë ndaluar shumë automjete për të ardhur drejt Shkupit. Unë jam nisur që pa gdhirë për të marrë pjesë në këtë protestë. Deri në 1911, Shkupi ka pasur 81% popullësi shqiptare, Ishte e jashtëzakonshme. Ishte një protestë paqësore’ tha Vasili.


Lajmi kryesor:

Shkupi vishet kuqezi, mijëra në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet dorëheqja e ministrit Filkov dhe Mickoskit, VLEN garanton: Provimi do jepet në shqip (VIDEO)