Aktori Petrit Malaj është i zgjedhuri për të shkrirë marrëdhëniet e ngurta e të tensionuara së fundi mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Nuk do ndalem në asnjë mur apo pengesë .... Kjo përgjegjësi do të përmbushet me nder e mençuri për interesin e të gjithë shqiptarëve.”- thotë Malaj.
Si kandidat për ambasador Petrit Malaj prezantoi objektivat e punës në komisionin për politikën e Jashtme.
‘Marrëdhënien vëllazërore Shqipëri-Kosovë do ta çoj në një nivel tjetër. Do të punoj që bashkëpunimi në nivel ekspertësh të jetë në vazhdimësi për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për çështje me interes të përbashkët. Bashkëpunimi me Kosovën është jetik. Procesi i Berlinit ofroi një mundësi të mirë që Kosova të jetë e barabartë. Do të jem katalizator i zhvillimit të mëtejshëm për bashkëpunim në arsim, art e kulturë.- tha ai.
Për situatën mes dy vendeve, Mimi Kodheli kërkoi ti japë disa këshilla Malajt.
“Marrëdhënia e një ambasadori që përfaqëson Shqipërinë në një vend si Kosova ku vijon të ketë mision NATO dhe rrugëtimi i saj janë dy gjëra që ambasadori ynë duhet ti ketë në axhendën e tij të përditshme. Aderimi i Kosovës në organizma ndërkombëtarë është proces shumë i rëndësishëm i cili duhet të ketë pa kushte mbështetjen e Shqipërisë dhe ne këtë kemi mësuar si ta bëjmë dhe do vijojmë ta bëjmë. Po ashtu edhe procesi i njohjes vijon të jetë një detyrim i ambasadorit shqiptar në Kosovë.”- tha Kodheli.
Pasi la Izraelin, Bardhyl Canaj ishte shterrues në dëgjesën e tij si kandidat për ambasador i Shqipërisë në Republikën e Serbisë.
“Angazhohem që të punoj me të gjitha forcat e mia për përparimin e marrëdhënieve dhe shmangien e problematikave.”- thotë Canaj.
Në komisionin e politikës së Jashtme duke lënë Mbretërinë e Bashkuar Qirjako Qirko u prezantua si kandidat për diplomat në Hungari. Pak ditë më parë Presidenti Bajram Begaj dekretoi 6 ambasadorë të rinj Vasilika Hysi ambasadore në OKB, Ilir Gjoni në NATO, Mustafa Nano në Zvicër, Uran Ferizi në Mbretërinë e Bashkuar, Majlinda Frangaj në Vatikan, Fatmir Velaj në Austri.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.8%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 7342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Gjoba 110 mln € e Becchetit, Malaj: Përmbaruesi privat ka fondet por pret edhe pretendimet e qeverisë shqiptare, Bardhi: Javën tjetër interpelancë me Ramën
18 Nëntor, 12:47
-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
13 Nëntor, 11:50
-
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
11 Nëntor, 15:54
-
Kuvend/ Miratohet me 71 vota pro 'Buxheti faktik i vitit 2023', Bardhi: Po abuzohet me paratë e shtetit! Ministri Malaj: Buxheti i 2025 më i madhi në histori
7 Nëntor, 13:22
-
‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet
6 Nëntor, 19:17
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor, 10:30
-
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
30 Tetor, 14:49
-
Takimi i Ramës me pensionistët, Malaj: Po shqyrtojmë rritjen e bonusit të fundvitit, reformë në skemë! Gonxhe: 1/5-a e buxhetit shkon për to, 2-3 të punësuar për një pension
21 Tetor, 11:24
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor, 14:09
-
U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
4 Tetor, 12:48