Kandidati për bashkinë e Tiranës për "Aleancën për Shqipërinë Eropiane", Erion Veliaj, është takuar pasditen e sotme me banorët e njësisë Nr. 9 në kryeqytet për të bashkëbiseduar për problemet që hasin banorët e kësaj zone.
Veliaj u shpreh  se vota për e 21 qershorit është për Bashkine, jo për partine. "Bashkia e Tiranës është lënë pas dore dhe jashtë nevojave të qytetareve se SHQUP-i pasi rri sa në Holandë sa në SHQUP, prandaj ftoI qytetarët dhe mirëpresim të djathtët që duan drejtimin e duhur", tha Veliaj.
Veliaj premtoi se lagalizimet falas nuk do të bëhen vetëm në periferi, por edhe në qendës. Ai kritikoi bashkinë e Tiranë se nuk ka ndarë 400 banesa sociale. /atsh/